Protesta në mbrojtje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.
Policia ruse ka arrestuar qindra njerëz në të gjithë vendin derisa ata morën pjesë në protesta duke kërkuar lirimin e liderit të burgosur të opozitës Aleksei Navalny.
Në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti fjalimin e tij vjetor, mijëra qytetarë në mbarë Rusinë iu bashkuan protestave të thirrura nga drejtuesit e Fondacionit Kundër Korrupsionit që e udhëheq Navalny.
Qeveria ruse kërkon që ky fondacion të mbyllet duke pretenduar se është një organizatë ekstremiste.
Protestuesit brohorisnin "liri të burgosurve politikë" dhe "ne nuk jemi ekstremistë".
Para mbajtjes së protestave policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh dhe bashkëpunëtori i kanalit të Navalnyt në Youtube, Lyubov Sobol u arrestuan në Moskë në 21 prill, njoftuan avokatët e tyre.
Ndërkohë, Vladimir Ryzhkov, ish-nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus i tha agjencisë së lajmeve TASS se policia e kishte ndaluar atë nën dyshimin e shkeljes së ligjit për mbajtjen e tubimeve masive.
Pas arrestimit të aleatëve të ngushtë të Navalnyt ka reaguar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili i quajti veprimet si "të mjera".
"Ndalimi i përkrahësve të Alexei Navalny para mbajtjes së protestave në Rusi është për të ardhur keq", tha Michel, duke shtuar se autoritetet ruse duhet të respektojnë të drejtën e tubimit.
Raportohet për arrestimin edhe të disa bashkëpunëtorëve tjera të Navalnyt në disa qytete të Rusisë.
Protesta në mbarë Rusinë në mbrojtje të Navalnyt
1/16Protestuesit pro-Navalnyt në qytetin e Vladivostokut.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
2/16Në Vladivostok një polic flet me një mbështetës të opozitës, i cili mban një pankartë në të cilën shkruhet: "Pa luftë, shtypje dhe tortura!".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
3/16Policia u flet protestuesve gjatë një tubimi në mbështetje të Navalnyt në qytetin siberian Novosibirsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
4/16Protesta në Novosibirsk. Njerëzit mbajnë pankarta me mbishkrimet: "Navalny nuk ka frikë, as unë nuk kam frikë" dhe "Mos ki frikë, mos hesht".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
5/16Protestuesit në qytetin siberian, Omsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
6/16Një grua mban një pankartë me mbishkrimin "Putini është një vrasës".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
7/16Një polic vëzhgon protestën në Khabarovsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
8/16Njerëzit protestojnë në Khabarovsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
9/16Një kordon i policisë në qytetin Tyumen të Siberisë.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
10/16Protestuesit në Tyumen.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
11/16Një oficer policie flet me një protestues i cili mban një poster ku shkruan: "Liri për Navalnyn".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
12/16Tubim protestues në qytetin Blagoveshçensk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
13/16Protestuesit marshojnë në qytetin siberian Irkutsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
14/16Policia në qytetin Kemerovo.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
15/16Automjetet e policisë shihen të parkuara në një rrugë derisa mbështetësit e Navalnyt pritet të protestojnë kundër arrestimit të tij në Shën Petersburg më 21 prill.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
16/16Policët rusë ecin në Sheshin Manezhnaya në Moskë, 21 Prill 2021.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Shfaq më shumëShfaq më pak
Previous slide
Next slide
Në të gjithë Rusinë ka prani të shtuar të forcave të policisë, pasi këto konsiderohen si protestat më të mëdha në mbrojtje të Navalnyt. Ekipi i Navalny ka njoftuar protesta në më shumë se 160 qytete ruse për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e tij shëndetësore. Protestuesit kërkojnë që autoritetet e burgut t’ia mundësojnë mjekimin nga ana e mjekëve të pavarur.
Më 19 prill, Alexei Liptser, avokati i politikanit të burgosur opozitar Aleksei Navalny, i cili është në grevë urie tash e tri javë, ka thënë se klienti i tij duket “keq”, duke rritur shqetësimet për shëndetin e tij.
Lipster është takuar shkurt me Navalnyn më 19 prill dhe ka thënë se ndonëse situata “po përkeqësohet”, 44-vjeçari është i vendosur të vazhdojë grevën e urisë, pavarësisht gjendjes shëndetësore.
Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatyana Moskalkova, u citua nga agjencia e lajmeve RIA të thoshte se katër mjekë që nuk janë pjesë e shërbimit federal të burgut, vizituan Navalny më 20 prill dhe nuk konstatuan probleme serioze shëndetësore.
Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas helmimit në Siberi në muajin gusht.
Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor Noviçok ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus Vladimir Putin. Kremlini ka mohuar çdo rol në helmim.
Në shkurt, një gjykatë në Moskë vendosi që Navalny kishte shkelur kushtet e një lirimi me kusht nga një vendim i mëhershëm gjyqësor. Gjykata vendosi se ai duhet të kryejë pjesën tjetër të burgut.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë lidhur me çështjen Navalny dhe shtypjen e protestuesve.