Ndërlidhjet

Navalny i jep fund grevës së urisë

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi se do ta përfundojë grevën e tij të urisë.

Përmes një postimi në Instagram, Navalny tha se shëndeti i tij është i përkeqësuar dhe se po vazhdon të kërkojë që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personal.

Më 22 prill, mjekët i thanë atij se duhet ta përfundojë grevën e urisë, dhe se nëse ajo vazhdon edhe pak "nuk do të kenë më një pacient për të trajtuar".

Navalny, 44-vjeçar tha se do të duhen 24 ditë për t'u kthyer gradualisht në një rutinë normale të ngrënies. Ai e filloi grevën e urisë më 31 mars duke kërkuar trajtim shëndetësor nga mjekët jasht burgut.

Mjeku personal i Navalnyt, kreu i sindikatës së Aleancës së Mjekëve të Rusisë dhe tre mjekë të tjerë, përfshirë një kardiolog, thanë në një letër për Shërbimi Penal Federal të Rusisë se gjendja e tij ishte përkeqësuar me shpejtësi dhe se ai mund të pësonte infarkt "në çdo minutë".

Vendimi për të ndërprerë grevën e urisë vjen dy ditë pasi mijëra rusë anëmbanë Rusisë iu bashkuan protestave duke kërkuar që Navalny të marrë trajtimin e duhur mjekësorë.

Protesta në mbarë Rusinë në mbrojtje të Navalnyt

Protestuesit pro-Navalnyt në qytetin e Vladivostokut.
1/16 Protestuesit pro-Navalnyt në qytetin e Vladivostokut.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Në Vladivostok një polic flet me një mbështetës të opozitës, i cili mban një pankartë në të cilën shkruhet: "Pa luftë, shtypje dhe tortura!".
2/16 Në Vladivostok një polic flet me një mbështetës të opozitës, i cili mban një pankartë në të cilën shkruhet: "Pa luftë, shtypje dhe tortura!".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Policia u flet protestuesve gjatë një tubimi në mbështetje të Navalnyt në qytetin siberian Novosibirsk.
3/16 Policia u flet protestuesve gjatë një tubimi në mbështetje të Navalnyt në qytetin siberian Novosibirsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Protesta në Novosibirsk. Njerëzit mbajnë pankarta me mbishkrimet: "Navalny nuk ka frikë, as unë nuk kam frikë" dhe "Mos ki frikë, mos hesht".
4/16 Protesta në Novosibirsk. Njerëzit mbajnë pankarta me mbishkrimet: "Navalny nuk ka frikë, as unë nuk kam frikë" dhe "Mos ki frikë, mos hesht".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Protestuesit në qytetin siberian, Omsk.
5/16 Protestuesit në qytetin siberian, Omsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Një grua mban një pankartë me mbishkrimin "Putini është një vrasës".
6/16 Një grua mban një pankartë me mbishkrimin "Putini është një vrasës".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Një polic vëzhgon protestën në Khabarovsk. 
7/16 Një polic vëzhgon protestën në Khabarovsk. 
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Njerëzit protestojnë në Khabarovsk.
8/16 Njerëzit protestojnë në Khabarovsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Një kordon i policisë në qytetin Tyumen të Siberisë.
9/16 Një kordon i policisë në qytetin Tyumen të Siberisë.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Protestuesit në Tyumen.
10/16 Protestuesit në Tyumen.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Një oficer policie flet me një protestues i cili mban një poster ku shkruan: "Liri për Navalnyn".
11/16 Një oficer policie flet me një protestues i cili mban një poster ku shkruan: "Liri për Navalnyn".
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Tubim protestues në qytetin Blagoveshçensk.
12/16 Tubim protestues në qytetin Blagoveshçensk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Protestuesit marshojnë në qytetin siberian Irkutsk.
13/16 Protestuesit marshojnë në qytetin siberian Irkutsk.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Policia në qytetin Kemerovo.
14/16 Policia në qytetin Kemerovo.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Automjetet e policisë shihen të parkuara në një rrugë derisa mbështetësit e Navalnyt pritet të protestojnë kundër arrestimit të tij në Shën Petersburg më 21 prill.
15/16 Automjetet e policisë shihen të parkuara në një rrugë derisa mbështetësit e Navalnyt pritet të protestojnë kundër arrestimit të tij në Shën Petersburg më 21 prill.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Policët rusë ecin në Sheshin Manezhnaya në Moskë, 21 Prill 2021.
16/16 Policët rusë ecin në Sheshin Manezhnaya në Moskë, 21 Prill 2021.
Rusët kanë filluar protesta duke kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Ndërkohë në Moskë policia arrestoi aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës.
Previous slide
Next slide

Protesta u thirr nga Fondacioni Kundër Korrupsionit, që e udhëheq Navalny (FBK). Autoritetet ruse kanë filluar procedurat për mbylljen e tij.

Më shumë se 1.700 persona u arrestuan gjatë protestave. Organizata Amnesty International ka thënë se kjo paraqet "goditje tronditëse të lirive themelore". Policia arrestoi të paktën 10 gazetarë në lidhje me mbulimin e protestave, sipas vëzhguesve të lirisë së medias.

Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmin me agjent helmues në Siberi. Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik - Noviçok - ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kremlini ka mohuar çdo rol në helmim.

Në shkurt, një gjykatë në Moskë vendosi që ndërsa ishte në Gjermani, Navalny kishte shkelur kushtet e një lirimi me kusht nga një lëndë e vjetër gjyqësore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë lidhur me çështjen Navalnyt dhe goditjen e qeverisë ndaj demonstruesve në fillim të këtij viti në tubimet që kundërshtuan arrestimit e Navalnyt.

XS
SM
MD
LG