Ndërlidhjet

Në burgjet afgane, qindra pjesëtarë të IS-it


Një i burgosur afgan largohet pasi u lirua nga një burg në 8 të Saur, 28 Prill 2021.

Kreu i Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë në Afganistan, Ahmad Zia Saraj, tha se 408 pjesëtarë të grupit ekstremist militant, Shteti Islamik (IS) janë aktualisht në burgjet afgane.

Ai tha se po bisedohet me 14 vende, prej nga vijnë këta persona, për të gjetur një zgjidhje, por nuk dha më shumë detaje.

Zyrtari afgan i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar që të mos e lerë Afganistanin vetëm në luftën kundër terrorizmit.

Saraj bëri të ditur se shumica e këtyre militantëve - 299 prej 408 - janë nga Pakistani.

Nga vendet tjera, numri më i lartë është nga Uzbekistani 37, Taxhikistani 13 dhe 12 Kirgizia, pesë nga Rusia dhe 16 Kina.

Pjesëtarët tjerë të IS-it që gjenden në burgjet e Afganistanit janë nga: Irani, Jordani, Indonezia, Bangladeshi, India, Algjeria dhe Maldivet.

XS
SM
MD
LG