Ndërlidhjet

Militantët kanë shkrepur mbi 1 mijë raketa në drejtim të Izraelit


Gaza.

Militantët palestinezë në Gaza kanë shkrepur më shumë se 1.000 raketa në drejtim të Izraelit që nga e hëna në mbrëmje, kur luftimet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike pas disa ditëve të trazirave në Jerusalem, tha ushtria izraelite.

Zëdhënësi i ushtrisë, Jonathan Conricus, u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes se si kundërpërgjigje Izraeli po godiste vetëm objektivat ushtarake dhe se ushtria kujdeset për të minimizuar ndikimin mbi civilët.

Ushtria izraelite gjithashtu njoftoi se kishte kapur një dron të Hamasit të mërkurën herët.

Operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza, i quajtur "Gardiani i Mureve", ka përfshirë qindra sulme ajrore. Tridhjetë e pesë palestinezë, përfshirë 10 fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga e hëna. Pesë izraelitë janë vrarë nga sulmet me raketa.

Të martën, sulmet izraelite shkatërruan një ndërtesë 12-katëshe në qytetin e Gazës.

Conricus tha se ndërtesa u përdor nga Hamasi për "qëllime ushtarake dhe si e tillë kualifikohet si një objektiv ushtarak".

Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.

Atje ndodhen vendet kryesore fetare - të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët.

Jerusalemi ka qenë, në fakt, skenë e konfrontimeve të dhunshme midis hebrenjve dhe arabëve tash e 100 vjet dhe mbetet një nga qytetet më të kontestueshme në botë.

Përleshjet e fundit filluan një muaj më parë, kur Izraeli bllokoi disa tubime të palestinezëve, në fillim të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pasi ato kufizime u zbutën, plani për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga një lagje e Jerusalemit Lindor vazhdoi të nxiste konfrontime.

Thirrje për ndalje të dhunës në Gaza
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi “ka kaluar vijën e kuqe” duke hedhur raketa në drejtim të Jerusalemit dhe se vendi i tij do të përgjigjet “me forcë të madhe”.

“Qysh dje, ushtria ka kryer qindra sulme kundër Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Gaza... dhe ne do ta intensifikojmë më tej fuqinë e sulmeve tona”, tha Netanyahu në një video të lëshuar nga zyra e tij.

Ai shtoi se Hamasi “do të goditet në mënyra që nuk i pret”.

Izraeli e konsideron Hamasin organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG