Ndërlidhjet

Qeveria: Në Kizhevak u zhvarrosën mbetje mortore të të paktën nëntë personave


Përfundojnë gërmimet në Kizhevak
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

Përfundojnë gërmimet në Kizhevak

Në Kizhevak të Serbisë është përmbyllur procesi i gërmimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore dhe sipas Qeverisë së Kosovës, janë zhvarrosur të paktën mbetjet mortore të të paktën nëntë personave.

Mbetjet mortore të dy personave janë identifikuar tashmë përmes metodës së ADN-së, njofton Qeveria.

Kizhevak, 26 maj, 2021.
Kizhevak, 26 maj, 2021.

Në Kizhevak të Rashkës gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës në Kosovë nisën vitin e kaluar, por u ndërprenë për shkak të kushteve atmosferike. Ato rifilluan më 5 maj dhe zgjatën deri më 26 maj.

Në këto gërmime kanë marrë pjesë ekspertët mjeko-ligjorë të Kosovës, krahas atyre të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ekspertë të EULEX-it, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si dhe institucioneve të Serbisë.

Pamje nga gërmimet në Kizhevak
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:59 0:00

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional familjeve të​ tyre dhe vendosjen e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Makolli: Viktimat në varrezën e Kizhevakut lidhen me masakrën e Rrezallës

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e të pagjeturve, Ibrahim Makolli, tha nga Kizhevaku, se mbetjet mortore që janë gjetur në Kizhevak, ndërlidhet me varrezën masive në Rrezallë të Skenderajt.

"Tashmë dihet që ky lokacion, kjo varrezë ndërlidhet edhe me varrezën masive të zbuluar në vitin 2014, nga e cila janë identifikuar 54 viktima nga fshati Rrezallë i Skenderajit. Ka një ndërlidhje sepse në dy identifikimet që kanë ndodhur deri më tash, janë identifikuar si viktima që i takojnë masakrës së Rezallës, ndërkaq vazhdojnë të mbesin edhe një numër prej tyre ende të zhdukur", tha ai.

Makolli shtoi se disa zyrtarë serbë kanë thënë se në territorin e këtij shteti dyshohet se janë 16 varreza masive. Në pesë prej tyre tashmë janë kryer gërmime.

"Sikurse është bërë publike edhe nga ana e zyrtarëve të ndryshëm serbë, thuhet që në brendësi të territorit të Serbisë gjenden 16 varreza masive me trupa të të vrarëve dhe masakruarve, ndërkaq ky është lokacioni i pestë në të cilën është gjetur varrezë masive. Pra, kërkojmë përgjigje edhe për 11 lokacione të tjera në të cilat mund të gjinden trupa të të vrarëve", tha Makolli.

Ai kërkoi që të hapen arkivat ushtarake në Beograd, pasi sipas Makollit, vrasja, më pas bartja dhe fshehja e viktimave është bërë me "urdhrin e kreut shtetëror".

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

XS
SM
MD
LG