Ndërlidhjet

Këtë muaj Hondurasi hap ambasadën në Jerusalem


Jerusalemi.
Jerusalemi.

Gjatë muajit qershor Hondurasi do të hapë ambasadën në Jerusalem, njoftoi presidenti i këtij vendi. Në fund të 2020 ky vend kishte njoftuar se e ka në plan të hap ambasadën, mirëpo nuk kishte njoftuar për kohën e saktë.

"Ne do të zyrtarizojmë vendosjen e ambasadës në Jerusalem", tha presidenti, Juan Orlando Hernandez, duke shtuar se përmes këtij vendimi do të fuqizojë vendin e tij në fushën e bujqësisë, inovacionit dhe turizmit. Për dekada me rradhë ambasada e Hondurasit ka qenë në Tel Aviv.

Edhe Izraeli ka vendosur të hapë një zyrë diplomatike në Tegucigalpa, kryeqyteti i Hondurasit. Vendi i Amerikës Qendrore po e tejkalon kështu një politikë të neutralitetit në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve.

Hondurasi është ballafaquar me vështirëse në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, por në muajin shkurt Izraeli ia dhuroi 5,000 vaksina Moderna, raporton AFP.

Në Honduras gjendet komuniteti i dytë më i madh palestinez në Amerikën Latine, pas Kilit. Statusi i Jerusalemit është një nga pikat qëndrore të konfliktit të gjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.

Palestinezët e pretendojnë Jerusalemin lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Para Hondurasit, ambasadën në Jerusalem e kanë hapur Kosova, Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala.

Shumica e vendeve kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

XS
SM
MD
LG