Ndërlidhjet

Blinken: SHBA-ja dhe Berlini po punojnë në zbutjen e ndikimit të gazsjellësit rus


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni po punon me Gjermaninë për të ulur ndikimin e efekteve nga ndërtimi i gazsjellësit rus Rrjedha Veriore 2. Ai i tha një komiteti të Senatit se mund të ketë më shumë ndëshkime në lidhje me projektin.

“Shtetet e Bashkuara mbase mund të merren me ata që ofrojnë sigurime ose leje të tjera që gazjellësi të bëhet funksional", tha Blinken.

Gazsjellësi rus Rrjedha Veriore 2 do të sjellë gazin direkt në Gjermani, përmes detit Baltik, duke anashkaluar rrugët tokësore kah Ukraina, Bjellorusia dhe vendet tjera.

Ndërtimi i tij gjithashtu do të ndalë mjetet tarifore të tranzitit në shumë prej miliarda dollarë për Ukrainën dhe vendet e tjera.

Kritikët kanë thënë se gazsjellësi do të rrisë varësinë e Gjermanisë nga furnizimet e energjisë ruse dhe do ta bëjë Berlinin më të ndjeshëm ndaj ndikimit rus.

Muajin e kaluar Departamenti i Shtetit njoftoi se nuk do të vendos sanksione ndaj operatorit rus të gazsjellësit, Nord Stream 2 AG, ose shefit të saj, Matthias Warnig, i cili është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Blinken tha se çështja kryesore për Departamentin e Shtetit tani është se çfarë do të ishte më efektive për të mbështetur interesat e Ukrainës dhe vendeve të tjera të prekura nga ky projekt.

Ai tha se gjëja më e keqe e mundshme ndo të ishte çrregullimi i raporteve me Gjermaninë dhe minimi i përpjekjeve të Uashingtonit për të punuar me Berlinin në zbutjen e dëmit nga ky projekt.

Gjermania ka refuzuar të ndalë punën në realizimin e projektit duke thënë se kjo është një çështje e brendshme.

Blinken tha se administrata amerikane vazhdon të besojë se tubacioni është "një ide e keqe" por duhet të marrë për bazë realitetin se tubacioni tani është rreth 95 për qind i kompletuar.

Ai rikujtoi se muajin e kaluar administrata vendosi sanksione ndaj 13 anijeve ruse dhe katër kompanive të përfshira në ndërtimin e tubacionit.

XS
SM
MD
LG