Ndërlidhjet

Turqia, edhe formalisht tërhiqet nga Konventa e Stambollit


Protesta në Stamboll kundër tërheqjes së Turqisë nga Konventa që mbron gratë.
Protesta në Stamboll kundër tërheqjes së Turqisë nga Konventa që mbron gratë.

Të enjten ( 1 korrik) Turqia u tërhoq edhe zyrtarisht nga një traktat ndërkombëtar për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Vendimi për tërheqje nga traktati, i prezantuar në muajin mars, kishte nxitur kritika të ashpra ndaj presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, nga ana e vendeve perëndimore.

Mijëra njerëz planifikuan të protestojnë anëmbanë Turqisë, pasi një ankesë për të ndaluar tërheqjen nga traktati u refuzua nga një gjykatë turke.

"Ne do të vazhdojmë luftën tonë", tha Canan Gullu, udhëheqëse e Federatës së Shoqatave të Grave Turke.

"Me këtë vendim Turqia po e plagos veten në këmbë", tha ajo.

Ajo shtoi se që nga marsi, kur u njoftua për tërheqjen nga Konventa, gratë dhe grupet e tjera në nevojë kanë ngurruar më shumë për të kërkuar ndihmë dhe mbase kanë pasur më pak gjasa ta merrnin atë.

Konventa e Stambollit, e negociuar në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe e nënshkruar më 2011, obligoi vendet që të parandalojnë dhe ndjekin penalisht dhunën në familje si dhe të promovojnë barazinë.

Më 21 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se është i “zhgënjyer thellë” me vendimin e Turqisë, për tërheqje nga pakti kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

"Vendet duhet të punojnë për të rinovuar dhe forcuar angazhimet e tyre për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave, duke mos hedhur poshtë traktatet ndërkombëtare të hartuara për të mbrojtur gratë dhe për t'i mbajtur abuzuesit përgjegjës. Ky është një hap mbrapa dhe zhgënjyes për lëvizjen ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave në botë", ka thënë Biden, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Bashkimi Evropian ka thënë se vendimi i Turqisë e largon edhe një hap më shumë këtë vend nga blloku evropian. Turqia ka aplikuar që në vitin 1987 për t’u anëtarësuar në BE.

Grushti i Erdoganit mbi të drejtat e grave
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:50 0:00

Dhuna ndaj grave ka shënuar rritje në Turqi në pesë vitet e fundit.

Shumë konservatorë në Turqi dhe anëtarët e partisë në pushtet të Erdoganit thonë se pakti minon strukturat familjare që mbrojnë shoqërinë.

Ata gjithashtu e shohin Konventën si promovim të homoseksualitetit, pasi ajo është kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual.

"Tërheqja e vendit tonë nga konventa nuk do të ketë si pasojë ndonjë mangësi ligjore ose praktike në parandalimin e dhunës ndaj grave", tha zyra e Erdoganit në një deklaratë për gjykatën administrative të martën.

Këtë muaj, komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviq u dërgoi një letër ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë të Turqisë duke shprehur shqetësimin në lidhje me një rritje të gjuhës homofobike nga disa zyrtarë.

Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek penalisht dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave.

XS
SM
MD
LG