Ndërlidhjet

Katër shtetas të Kosovës evakuohen nga Afganistani


Evakuimi i afganëve nga aeroporti i Kabulit më 16 gusht 2021.
Evakuimi i afganëve nga aeroporti i Kabulit më 16 gusht 2021.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD) ka njoftuar se katër shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani.

“Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Përveç evakuimit të shtetasve kosovarë që gjenden në Afganistan, Kosova pritet të pranojë edhe një numër të afganëve që kanë punuar me forcat amerikane, por të cilët do të evakuohen nga Afganistani për shkaqe sigurie, derisa atyre t'iu përgatiten vizat amerikane.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë BBC-së më 18 gusht, se numri i përgjithshëm i afganëve që do të strehohen në Kosovë ende është duke u diskutuar me partnerët amerikanë.

Sipas saj, data se kur do të arrijë grupi i parë i afganëve do të dihet saktë brenda dy ose tre ditësh.

Mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga Afganistani që kur militantët islamikë të linjës së ashpër e morën kontrollin e kryeqytetit Kabul më 15 gusht, duke bërë që të bie Qeveria e mbështetur nga Perëndimi.

Qeveritë e huaja po vazhdojnë evakuimin nga Afganistani të qytetarëve të tyre dhe afganëve që punuan me ta, por ka shqetësime në rritje se talibanët po bllokojnë rrugët për në aeroportin e Kabulit.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve.

XS
SM
MD
LG