Ndërlidhjet

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për një vrasje në Pakistan


Zyrtarët e sigurisë pakistaneze hetojnë vendin e shpërthimit vetëvrasës në një pikë kontrolli në periferi të Quetta, 5 shtator 2021.

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një pjesëtari të komunitetit Sikh të Pakistanit. Vrasja kishte ndodhur më herët gjatë javës në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, raporton AP.

Përmes një deklarate IS -i tha se Satnam Singh, 45 vjeç, ishte "politeist" (besimi në shumë perëndi) duke shtuar se ai u qëllua për vdekje nga anëtarët e IS-it.

Zyrtarët pakistanezë vazhdimisht kanë mohuar praninë e organizuar të Shtetit Islamik në këtë vend, por në vitet e fundit grupi ekstremist ka marrë përsipër një numër sulmesh ndaj forcave të sigurisë, xhamive, tubimeve politike dhe pakicave fetare në vitet e fundit.

Policia tha se Singh u qëllua në Peshavar që gjendet në kufi me Afganistanin.

Personat e armatosur u larguan nga vendi i ngjarjes.

Singh kishte jetuar në këtë qytet për 20 vjetët e fundit dhe drejtonte një klinikë të vogël që shiste ilaçe bimore.

Sulmet ndaj pakicës sikh kanë qenë të vazhdueshme në Pakistan.

Shumica e komunitetit sikh kishin emigruar nga territori që tash i takon Pakistanit për në Indinë fqinje më 1947 kur përfundoi sundimi britanik.

Megjithatë disa mijëra qëndruan në Pakistan.

XS
SM
MD
LG