Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohen pesë persona të dyshuar për terrorizëm


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur më 10 tetor se janë arrestuar pesë persona, nën dyshime për kryerjen dhe planifikimin e një sërë veprash terroriste.

"Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tank", thuhet në njoftim pa specifikuar se në cilat lokacione janë kryer bastisjet.

Sipas Prokurorisë Speciale të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, "Kryerja e veprës terroriste" si dhe për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Po ashtu të arrestuarit dyshohen për veprën "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

Prokuroria tha se do të kërkojë caktimin e paraburgimit për të arrestuarit.

XS
SM
MD
LG