Ndërlidhjet

Vritet një ligjëvënës britanik


Vritet ligjvënësi britanik David Amess
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:31 0:00

Vritet ligjvënësi britanik David Amess

David Amess, një ligjvënës 69-vjeçar, britanik i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson u godit për vdekje më 15 tetor në një kishë nga një burrë i cili hyri në një takim me votuesit nga zona e tij elektorale, tha policia.

Policia tha se një 25-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje. Ata thanë se konfiskuan një thikë dhe nuk po kërkonin ndonjë të dyshuar tjetër. Një ekip kundër terrorizmit do të drejtojë hetimin.

Më herët policia e Eseksit tha se pranuan një thirrje në lidhje me një incident me thikë në Leigh-on-Sea.

"Ai u godit me thikë disa herë", tha John Lamb, një këshilltar lokal i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Kryeministri, Boris Johnson, shprehu tronditjen dhe trishtimin e tij për humbjen e "një prej njerëzve më të mirë" në politikë.

Sekretari i Brendshëm, Priti Patel, u ka kërkuar të gjitha forcave policore të rishikojnë "menjëherë" sigurinë për deputetët , tha një zëdhënës.

Politikanët nga i gjithë spektri politik shprehën tronditje, ndërsa drejtuesi i Partisë së Punës Keir Starmer në Twitter tha se ishte "një lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës".

Amess, ka qenë ligjvënës që nga viti 1983. Ai është ligjvënësi i dytë në detyrë që është vrarë në pesë vitet e fundit, pas vrasjes së ligjvënëses, Jo Cox, më 2016.

XS
SM
MD
LG