Ndërlidhjet

Nuk do të ketë shtyrje të Lojërave Olimpike Dimërore


Një protestuese duke kërkuar bojkotimin e Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pekin më 2022.
Një protestuese duke kërkuar bojkotimin e Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pekin më 2022.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka përjashtuar shtyrjen e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit si pasojë e pandemisë COVID-19.

Shfaqja e variantit të ri Omicron, ka ngritur shqetësime në të gjithë botën, si në aspektin e bartjes së tij dhe aftësinë e këtij varianti për të shmangur imunitetin e krijuar nga infeksioni i mëparshëm me COVID-19.

Shfaqja e virusit në Wuhan kishte bërë që të shtyhen Lojërat Verore 2020 në Tokio për 12 muaj.

Megjithatë, kreu i komisionit të koordinimit të Komitetit Olimpik Ndërkomëbtar në Pekin, Juan Antonio Samaranch, tha të martën se Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar në shkurt të vitit 2022.

Për shkak të masave kundër COVID-19, Lojërat Olimpike Dimërore do të organizohen vetëm me shikues kinezë.

XS
SM
MD
LG