Ndërlidhjet

Grave afgane u ndalohen udhëtimet pa përcjellës


Që nga koha kur talibanët morën pushtetin, liritë e grave në Afganistan janë reduktuar.

Qeveria talibane ndërmori edhe disa hapa të tjerë të cilët reduktojnë dukshëm lirinë e grave në Afganistan.

Së fundi, Qeveria talibane njoftoi se grave të cilat duan të udhëtojnë më larg se 72 kilometra, nuk duhej t’ju ofrohej transporti përpos nëse janë nën përcjellje të ndonjë familjari burrë.

Udhëzimi i lëshuar nga Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimit të Veseve, po ashtu këshillon të gjithë ngasësit që të përmbahen nga muzika në veturat e tyre dhe të mos pranojnë udhëtare gra nëse nuk janë të mbuluara.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Mohammad Sadiq Akif e konfirmoi më 26 dhjetor autenticitetin e udhëzimit.

"Do të fluturoj sërish": Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Një ngasës taksie në Kabul i cili nuk deshi të identifikohej, tha për Radion Evropa e Lirë që tashmë një kohë talibanët e armatosur kërkojnë nga ngasësit të mos lëshojnë muzikë në vetura apo të mos pranojnë gra pa mbulesa.

Njohësi afgan i drejtësisë tashmë i larguar nga vendi, Haroun Rahimi kritikoi udhëzimet e talibanëve, duke thënë se në këtë mënyrë “taksistët afganë do të jenë në pozitë që të përcjellin lëvizjen fizike të grave afgane”.

“Kjo do të krijojë hapësirë për ngacmime derisa vendet publike nuk do të jenë të sigurta për gratë”, shkroi ai në Twitter më 25 dhjetor.

“Gratë myslimane janë shkencëtare, udhëheqëse të industrive dhe lidere në gjithë botën. Gratë afgane do të duhej të inkurajoheshin të ndjekin hapat e tyre”, shkroi tutje Rahimi në një postim tjetër.

Në anën tjetër, Heather Barr nga organizata Human Rights Watch, tha se udhëzimi i ri i talibanëve më shumë ngjanë në “hap i cili do të izolojë edhe më shumë gratë”.

“Kështu mbyllën mundësitë që ato të mund të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë në ndonjë qytet tjetër apo të bëjnë biznes ose të arratisën nëse ballafaqohen me dhunë në shtëpi”, tha Barr për agjencinë AFP.

Pasi morën pushtetin në gusht, talibanët formuan qeveri e cila udhëhiqet vetëm nga burrat dhe militantë veteranë të cilët premtuan se do të kthejnë në shtet ligjin e rreptë të sheriatit. Kjo njëkohësisht paraqet goditje për shpresën që shtetet perëndimore kishin që kjo udhëheqësi i talibanëve do të ishte më e butë sesa ajo para dy dekadash.

Qeveria talibane më të marrë pushtetin mbylli Ministrinë për Çështje të Grave dhe reduktoi dukshëm të drejtat e tyre. Shumicës së grave ju ndalua puna derisa shumë vajza nuk kanë të drejtë të arsimohen.

Muajin e shkuar, Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimit të Veseve urdhëroi televizionet afgane që të mos transmetojnë drama me aktore dhe detyroi të gjitha gazetarët televizive të mbulohen.

Edhe përgjatë viteve të 90-a gjatë sundimit të parë të talibanëve të drejtat e grave nuk ekzistonin pothuajse në vend. Të gjitha ishin të detyruara të bartnin mbulesa, largoheshin nga shtëpitë vetëm nën përcjelljen e burrave dhe e kishin të ndaluar punën, arsimimin dhe sportin.

XS
SM
MD
LG