Ndërlidhjet

Burri vret gruan e tij 48 vjeçe në Skenderaj


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e gruas së tij në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sipas policisë, mesditën e 5 janarit i dyshuari S.Q., 51 vjeç, më armë zjarri kishte plagosur rëndë gruan e tij L.Q., 48 vjeçe.

“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, gruas së tij, L.Q., 48 vjeçe, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bënë të ditur se nga i arrestuari ka sekuestruar një armë të llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG