Ndërlidhjet

Pagën minimale s’e luan as rritja e çmimeve 

Një kilogram domate në Tregun e Gjelbër të Prishtinës po shitet për 1.50 euro. Para një viti, ky produkt kushtonte rreth 1 euro.

Ndonëse ka premtuar, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt rritjes së pagës minimale.

Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë evropiane të Statistikave, Eurostat.

Pagat minimale në Evropë

Pagat minimale në Evropë
Pagat minimale në Evropë

Ajo është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Kryeministri Albin Kurti ka më shumë se katër muaj që ka premtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, por në praktikë nuk ka asnjë lëvizje.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se kur pritet të merret vendimi për këtë çështje, Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur.

Në kohën kur Kosova, sikurse edhe shumë vende të tjera, po përballet me rritje të çmimeve të konsumit, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) propozon që paga minimale të rritet në jo më pak se 300 euro.

“Kemi ngritje të çmimeve, sidomos në ushqime esenciale, si: vaji, mielli...”, thotë Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.

Video: Qytetarët në Prishtinë, të shqetësuar me shtrenjtimin e produkteve

“Speca nuk blejmë kurrë”
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:59 0:00

BSPK-ja është pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social të Kosovës, i cili funksionon si organ i pavarur dhe përbëhet prej anëtarëve që përfaqësojnë interesat e të punësuarve, të punëdhënësve dhe të Qeverisë.

Paga minimale, e pandryshuar për më shumë se një dekadë

Me Ligjin e Punës në Kosovë, ky këshill propozon vlerën e pagës minimale në fund të çdo viti kalendarik, e cila më pas kalon për miratim te Qeveria.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

Këshilli Ekonomiko-Social ka propozuar në vitin 2018 që paga minimale të jetë 250 euro, por propozimi nuk ka shkuar tutje.

Në bazë të Nenit 86 të Ligjit të Punës, faktori kryesor që duhet të merret parasysh gjatë përcaktimit të pagës minimale, është kostoja minimale e shpenzimeve jetësore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo kosto është në rritje, së paku qysh vitin e kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor të vitit 2021 ka arritur në 6.9 për qind, nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Çmimet kanë vazhduar të shënojnë rritje edhe gjatë këtij muaji.

Një kilogram speca aktualisht kushton mbi 3 euro. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimi i specave ka qenë 2.14 euro. Çmimi i domateve për kilogram ka arritur në 1.5 euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë jo më shumë se 1 euro.

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti ka qenë 2.14 euro.
1/17 Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti ka qenë 2.14 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht shitej për 1 euro. 
2/17 Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht shitej për 1 euro. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në një tezgë janë ekspozuar mandarina dhe çmimi i tyre është 80 centë për kilogram.
3/17 Në një tezgë janë ekspozuar mandarina dhe çmimi i tyre është 80 centë për kilogram.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ky lloj i mollave po shitet për 50 centë kilogrami. Sipas çmimeve mesatare të shkurtit të vitit 2021, çmimi i këtij produkti ishte më i shtrenjtë, përkatësisht 68 centë. 
4/17 Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ky lloj i mollave po shitet për 50 centë kilogrami. Sipas çmimeve mesatare të shkurtit të vitit 2021, çmimi i këtij produkti ishte më i shtrenjtë, përkatësisht 68 centë. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në Tregun e Gjelbër, çmimi për një kilogram portokaj është 60 centë. 
5/17 Në Tregun e Gjelbër, çmimi për një kilogram portokaj është 60 centë. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Përveç çmimeve fikse për molla, ka edhe oferta të tilla, sikurse kjo në Tregun e Gjelbër, ku 3 kilogramë të këtij lloji të mollës mund të blihen për 2 euro.
6/17 Përveç çmimeve fikse për molla, ka edhe oferta të tilla, sikurse kjo në Tregun e Gjelbër, ku 3 kilogramë të këtij lloji të mollës mund të blihen për 2 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Një lakër në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër kushton 50 centë. 
7/17 Një lakër në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër kushton 50 centë. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Një kilogram patate në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër po shitet për 50 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, ky produkt shitej për 51 centë. 
8/17 Një kilogram patate në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër po shitet për 50 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, ky produkt shitej për 51 centë. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Lirim i çmimeve vërehet te limonët. Në një tezgë në Tregun e Gjelbër ky produkt po shitet për 80 centë për një kilogram. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i këtij produkti ishte 1.12 euro. 
9/17 Lirim i çmimeve vërehet te limonët. Në një tezgë në Tregun e Gjelbër ky produkt po shitet për 80 centë për një kilogram. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i këtij produkti ishte 1.12 euro. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Një kilogram spec djegës në një dyqan ushqimor të Prishtinës po shitet për 2.79 euro. 
10/17 Një kilogram spec djegës në një dyqan ushqimor të Prishtinës po shitet për 2.79 euro. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në këtë tezgë në Tregun e Gjelbër, kilogrami i qepës së kuqe po shitet për 80 centë. 
11/17 Në këtë tezgë në Tregun e Gjelbër, kilogrami i qepës së kuqe po shitet për 80 centë. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër, çmimi i një kilogrami spinaq është 1 euro.
12/17 Në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër, çmimi i një kilogrami spinaq është 1 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Një kilogram qepë në Tregun e Gjelbër po shitet për 50 centë. 
13/17 Një kilogram qepë në Tregun e Gjelbër po shitet për 50 centë. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Çmimi i një kilogrami fasule në Tregun e Gjelbër është 2.50 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 2.55 euro. 
14/17 Çmimi i një kilogrami fasule në Tregun e Gjelbër është 2.50 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 2.55 euro. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Çmimi i një kilogrami banane në një dyqan në Prishtinë është 1.19 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 1.13 euro.
15/17 Çmimi i një kilogrami banane në një dyqan në Prishtinë është 1.19 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 1.13 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Një pako prej 900 gramësh sheqer në një dyqan në Prishtinë po shitet për 89 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, një kilogram i këtij produkti shitej për 70 centë. 
16/17 Një pako prej 900 gramësh sheqer në një dyqan në Prishtinë po shitet për 89 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, një kilogram i këtij produkti shitej për 70 centë. 
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Çmimi i pesë kilogramëve miell në një dyqan në Prishtinë është 3.85 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 51 centë për kilogram.
17/17 Çmimi i pesë kilogramëve miell në një dyqan në Prishtinë është 3.85 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 51 centë për kilogram.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Previous slide
Next slide

“Duhet të jesh ekonomist i fortë për t’ia dalë nga muaji në muaj”, thotë Bajram Sinani, në të 60-tat e tij.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Prishtinë, ai thotë se familja e tij është 5-anëtarëshe dhe se duhet pasur shumë kujdes në shpenzimet që bën - edhe pse, siç thotë, të hyrat mujore të të gjithë familjes “janë të mira”.

Rritje çmimi ka pësuar edhe buka në Kosovë, ashtu si edhe mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët dhe produkte të tjera.

Për një kategori të qytetarëve është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike.

Kaçaniku: Çmimet i kanë falimentuar disa familje

Selatin Kaçaniku, drejtor i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në Kosovë, thotë se shporta mujore për një familje rreth 5-anëtarëshe mund të arrijë vlerën e 400 eurove.

Sipas tij, paga minimale në Kosovë mund të shërbejë vetëm për disa produkte, si mielli e vaji, si dhe për pagesën e disa shërbimeve komunale - ujit apo pastrimit.

“Këto çmime i kanë falimentuar disa familje në Kosovë. Në momentin kur nuk mund t’i përmbushim nevojat elementare për jetë, jemi të falimentuar”, thotë Kaçaniku për Radion Evropa e Lirë.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Kosova nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i të punësuarve që marrin pagë minimale, por besohet se ajo u takon më së shumti të punësuarve në sektorin privat. Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh: me mbi 220 mijë punëtorë.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, në pagën minimale përfshihen punëtorët në sektorin e pastrimit, shërbyesit shtëpiakë, punëtorët e sigurimeve private e të tjerë.

Paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 460 euro. Në sektorin publik, paga mesatare bruto është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG