Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesion global

Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass. Fotografi nga arkivi.
Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Ai ka thënë në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara se është e vështirë “të gjenden rrugë për ta shmangur recesionin”.
Sipas tij edhe disa seri të masave izoluese në Kinë janë duke shtuar shqetësimet për situatën ekonomike.
Komentet e tij përbëjnë paralajmërimin e fundit se ekonomia botërore mund të tkurret.
“Teksa shikojmë bruto-prodhimin e brendshëm (GDP)… është e vështirë të shohim shmangie të recesionit”, ka thënë Malpass, pa dhënë detaje tjera.
“Vetëm ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë, mjafton për të nxitur recesionin”, ka shtuar ai.
Muajin e kaluar, Banka Botërore ka zvogëluar parashikimet për rritje ekonomike këtë vit, në 3.2 për qind.
Bruto-prodhimi i brendshëm (GDP) është masë për të matur rritjen ekonomike dhe ndër mënyrat më të rëndësishme për të matur sa mirë apo keq është duke performuar një ekonomi, dhe vëzhgohet nga afër prej ekonomistëve dhe bankave.
GDP po ashtu u ndihmon bizneseve të vlerësojnë se kur duhet të zgjerohen, të rekrutojnë më shumë punëtorë, apo të investojnë më pak dhe të zvogëlojnë fuqinë punëtore.
Qeveritë po ashtu e përdorin GDP-në për të marrë vendime për gjithçka, duke nisur nga taksat e deri te shpenzimet, derisa bankave u ndihmon të marrin vendime se kur të rritin apo të ulin normat e interesit.
Malpass ka thënë se shumë vende evropiane janë ende shumë të varura nga nafta dhe gazi rus.
Ai ka bërë këto deklarata, pavarësisht se disa shtete të Perëndimit kanë bërë plane për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse.
Sipas kreut të Bankës Botërore, nëse Rusia ndal furnizimet me gaz, kjo gjë mund të shkaktojë “ngadalësim të konsiderueshëm” të ekonomisë në rajon.
Ai ka thënë se çmimet e larta të energjisë veçse janë duke rënduar mbi Gjermaninë, e cila përbën ekonominë më të madhe në Evropë dhe të katërtën në botë.
Malpass ka thënë se shtetet në zhvillim po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe energjisë.
Rreziqet që vijnë nga izolimet në Kinë
Udhëheqësi i Bankës Botërore ka thënë përgjatë takimit me biznese se është i shqetësuar për masat e izolimit në disa prej qyteteve më të mëdha në Kinë, duke përfshirë Shangain.
“Kina veçse ka qenë duke u përballur me disa tkurrje në sektorin e patundshmërisë, andaj parashikimet për rritje ekonomike atje, edhe para pushtimit rus në Ukrainë, kanë qenë të zbehura”, ka thënë ai.
“Më pas valët e COVID-19 në Kinë kanë nxitur izolime që kanë ulur edhe më shumë parashikimet për rritje”, ka shtuar ai.
Izolimi i Shangait
1/11Njerëzit duke bartur vaj gatimi sipër barrierave të vendosura në një rrugë për shkak të masave kufizuese si pasojë e përhapjes së COVID-19, Shangai, 13 prill 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
2/11Një banor i Shangait duke pritur shpërndarjen e ushqimit pas një porte të mbyllur që bllokon hyrjen në zonën e banimit për shkak të përhapjes së Omicronit, variantit tejet ngjitës të COVID-19, 13 prill 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
3/11Një tjetër pamje e banorëve të Shangait duke pritur shpërndarjen e ushqimit pas portës së mbyllur që bllokon hyrjen në zonën e banimit.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
4/11Punëtorët me maska mbrojtëse sistemojnë qese me perime dhe gjëra ushqimore në një kamion që u dërgon ushqim banorëve në pjesët e mbyllura të Shangait, prill 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
5/11Një lodër shihet në dritaren e një ndërtese banimi gjatë masave të rrepta kufizuese në Shangai.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
6/11Një person i veshur me veshje mbrojtëse kundër koronavirusit duket teksa është zgjatur mbi barrikadën e ngritur për të mbyllur plotësisht një pjesë të qytetit të Shangait si pjesë e masave të rrepta të kufizimit nga përhapja e koronavirusit, prill 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
7/11Punonjësit shëndetësorë duke ekzaminuar një pacient fëmijë në Sallën e re të Panaireve në Shangai, që është shndërruar në një spital të improvizuar për pacientët me COVID-19, 9 prill 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
8/11Një punëtor me veshje mbrojtëse duke pushuar përjashta, Shangai, Kinë 11 prill.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
9/11Një zyrtar policie me veshje mbrojtëse duke bërë roje në një rrugë të boshatisur të Shangait të izoluar, si pasojë e masave të rrepta mbrojtëse, prill 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
10/11Punëtorët me veshje mbrojtëse udhëzojnë banorët që rreshtohen për testim, Shangai, prill 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
11/11Oficerët e policisë me veshje mbrojtëse duke vëzhguar hyrjen në një tunel që çon në zonën Pudong përtej lumit Huangpu, pas kufizimeve të qarkullimit në mes të bllokimit për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit në Shanghai, Kinë 28 mars 2022.
Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron. Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.
Previous slide
Next slide
Edhe kryeministri kinez, Li Keqiang, ka thënë se ekonomia e dytë më e madhe në botë është goditur rëndë nga masat e fundit izoluese, në krahasim me fillim të pandemisë më 2020.
Ai ka bërë thirrje për më shumë punë nga ana e zyrtarëve për hapje të fabrikave pas izolimeve.
“Përparimi nuk është i kënaqshëm”, ka thënë Li.
“Disa provinca janë duke raportuar se vetëm 30 për qind e bizneseve janë rihapur… shkalla duhet të arrijë në 80 për qind në periudhë të shkurtër kohore”.
Izolime të plota apo të pjesshme janë zbatuar në dhjetëra qytete kineze në muajt mars dhe prill, duke përfshirë edhe mbylljen e Shangait.
Në javët e fundit, zyrtarë të shumtë kinezë kanë thënë se sektorë të ndryshëm të ekonomisë janë prekur nga këto masa, duke nisur nga prodhimi e deri te shitja.