Ndërlidhjet

Kur cilësohen krime lufte sulmet ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë?

Një objekt i infrastrukturës energjetike digjet pas një sulmi me dron rus në Kiev, Ukrainë. 19 dhjetor 2022.
Një objekt i infrastrukturës energjetike digjet pas një sulmi me dron rus në Kiev, Ukrainë. 19 dhjetor 2022.

Reuters

Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës, duke përfshirë objektet energjetike, janë përshkruar si krime të mundshme lufte nga zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Amnesty International.

Që nga tetori, Rusia ka kryer sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë pa energji miliona ukrainas.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar Rusinë se po përdor "dimrin si armë" në luftë, duke sulmuar infrastrukturën kritike ukrainase.

Çka thotë Ligji ndërkombëtar?

Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë të formuara nga gjykatat ndërkombëtare thonë se palët e përfshira në një konflikt ushtarak duhet të bëjnë dallimin midis "objekteve civile dhe objektivave ushtarake", dhe se sulmet ndaj objekteve civile janë të ndaluara.

Ky ndalim është i kodifikuar edhe në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila në fillim të këtij viti hapi një hetim për krime të mundshme lufte në Ukrainë.

Kjo duket e qartë, por në pjesë e infrastrukturës në pronësi dhe e përdorur nga civilët, mund të jetë gjithashtu një objektiv ushtarak. Objektivat ushtarake përkufizohen si "ato objekte që nga natyra, vendndodhja, qëllimi ose përdorimi i tyre japin një kontribut efektiv në veprimet ushtarake" dhe shkatërrimi ose kapja e të cilave "ofron një avantazh të caktuar ushtarak".

A është infrastruktura energjetike ushtarake apo civile?

Infrastruktura e energjisë është konsideruar prej kohësh një objektiv i vlefshëm ushtarak për sa kohë që mbështet aktivitetet e një ushtrie armike, edhe nëse sistemi mbështet gjithashtu popullsinë civile, shkruan eksperti i Ligjit ushtarak, Michael Schmitt, në blogun "Artikuj të Luftës".

Ndërsa, sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë janë intensifikuar, duket gjithnjë e më e pamundur që forcat e saj të armatosura të mund të tregojnë përfitim "të caktuar" ushtarak për çdo sulm.

“Thënë thjesht, forcat ruse pothuajse me siguri po godasin shumë objektiva që nuk kualifikohen si ushtarake”, argumenton Schmitt.

Rusia thotë se sulmon objektiva ushtarake, përfshirë infrastrukturën energjetike.

Si balancohen nevojat ushtarake kundër civilëve?

Edhe nëse disa nga objektivat mund të konsiderohen si objektiva ushtarake, ky nuk është fundi i historisë, thotë Katharine Fortin, profesoreshë e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Utrecht.

Ushtria duhet të marrë parasysh nëse dëmet dhe humbjet e shkaktuara nga civilët në sulme të tilla janë të tepërta, në krahasim me avantazhin konkret dhe të drejtpërdrejtë ushtarak, tha ajo.

"Në këtë rast, humbjet e rastësishme të jetës dhe lëndimet e civilëve që mund të priten, duken shumë të mëdha, duke pasur parasysh se ndërprerjet e energjisë elektrike po e bëjnë të pamundur që, për shembull, kirurgët të vazhdojnë punën e tyre, po ndikojnë në qasjen e njerëzve në kujdesin shëndetësor dhe po krijojnë kushte në të cilat njerëzit e cenueshëm po vdesin për shkak të të ftohtit ose urisë”, tha ajo për Reuters.

Si i konsiderojnë prokurorët e luftës sulmet aktuale?

Nigel Povoas, kryeprokuror për një ekip ekspertësh ndërkombëtarë që ndihmojnë hetuesit e krimeve të luftës në Kiev, i tha Reuters-it se sulmet ruse në dy muajt e fundit janë "përqendruar në eliminimin e infrastrukturës thelbësore për mjetet e mbijetesës civile, si ngrohje, ujë, energji elektrike dhe objekte mjekësore".

Të afërmit ndihmojnë në hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Njerëzit presin të dorëzojnë ADN-në e tyre për të identifikuar të afërmit e tyre të vdekur në qytetin Izjum, në rajonin verilindor të Harkivit të Ukrainës, më 4 nëntor.
1/8 Njerëzit presin të dorëzojnë ADN-në e tyre për të identifikuar të afërmit e tyre të vdekur në qytetin Izjum, në rajonin verilindor të Harkivit të Ukrainës, më 4 nëntor.
Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Anna Sukhova, 78 vjeç, duke plotësuar dokumentet për hetuesit e krimeve të luftës para se të dhurojë ADN-në e saj për të konfirmuar identitetin e vëllait të saj të vdekur.

2/8 Anna Sukhova, 78 vjeç, duke plotësuar dokumentet për hetuesit e krimeve të luftës para se të dhurojë ADN-në e saj për të konfirmuar identitetin e vëllait të saj të vdekur.

Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Një burrë i nënshtrohet një testi të ADN-së brenda një laboratori mobil në Izjum.

Një laborator mobil i ADN-së u krijua në qytetin ukrainas të rimarrë së fundi, që t'i ndihmojë të afërmit e njerëzve të gjetur në varreza për t'i identifikuar zyrtarisht eshtrat e të afërmve të tyre.

3/8 Një burrë i nënshtrohet një testi të ADN-së brenda një laboratori mobil në Izjum.

Një laborator mobil i ADN-së u krijua në qytetin ukrainas të rimarrë së fundi, që t'i ndihmojë të afërmit e njerëzve të gjetur në varreza për t'i identifikuar zyrtarisht eshtrat e të afërmve të tyre.

Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Një foto e 4 nëntorit tregon varre boshe në një pyll në Izjum pas zhvarrosjes së trupave nga hetuesit ukrainas të krimeve të luftës.

Izjumi u pushtua nga forcat ruse nga prilli deri në fillim të shtatorit, kur një kundërofensivë masive ukrainase e zmbrapsi ushtrinë pushtuese nga rajoni i Harkivit.
4/8 Një foto e 4 nëntorit tregon varre boshe në një pyll në Izjum pas zhvarrosjes së trupave nga hetuesit ukrainas të krimeve të luftës.

Izjumi u pushtua nga forcat ruse nga prilli deri në fillim të shtatorit, kur një kundërofensivë masive ukrainase e zmbrapsi ushtrinë pushtuese nga rajoni i Harkivit.
Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Anëtarët e Shërbimit të Urgjencës të Ukrainës duke pushuar gjatë punës për të zbuluar një varrezë masive në Izjum, më 16 shtator.

Pas rimarrjes së Izjumit, u zbuluan disa varreza masive, duke përfshirë një me trupat e 440 njerëzve.

5/8 Anëtarët e Shërbimit të Urgjencës të Ukrainës duke pushuar gjatë punës për të zbuluar një varrezë masive në Izjum, më 16 shtator.

Pas rimarrjes së Izjumit, u zbuluan disa varreza masive, duke përfshirë një me trupat e 440 njerëzve.

Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Prokurorët ukrainas dhe ekspertët e mjekësisë ligjore duke ekzaminuar një makinë të djegur në Izjum më 31 tetor.

Sipas dëshmitarëve, tre persona u qëlluan për vdekje nga trupat ruse brenda ose pranë kësaj makine gjatë pushtimit.

6/8 Prokurorët ukrainas dhe ekspertët e mjekësisë ligjore duke ekzaminuar një makinë të djegur në Izjum më 31 tetor.

Sipas dëshmitarëve, tre persona u qëlluan për vdekje nga trupat ruse brenda ose pranë kësaj makine gjatë pushtimit.

Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Një burrë duke u larguar nga një laborator mobil për testimin e ADN-së në Izjum më 4 nëntor.

Testimi i ADN-së lejon që identiteti i trupave të konfirmohet pa kërkuar që të afërmit të kalojnë traumën e një identifikimi vizual.
7/8 Një burrë duke u larguar nga një laborator mobil për testimin e ADN-së në Izjum më 4 nëntor.

Testimi i ADN-së lejon që identiteti i trupave të konfirmohet pa kërkuar që të afërmit të kalojnë traumën e një identifikimi vizual.
Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Inna Kupriyanov, një punëtore fabrike, pret të dorëzojë ADN-në për identifikimin e babait të saj në Izjum.

Ukraina ka dërguar disa grupe hetuesish në rajonin e Harkivit. Prokurori i Përgjithshëm, Andriy Kostin, njoftoi se ekipet do të "inspektonin infrastrukturën e shkatërruar dhe faktet e vrasjeve të banorëve vendas".
8/8 Inna Kupriyanov, një punëtore fabrike, pret të dorëzojë ADN-në për identifikimin e babait të saj në Izjum.

Ukraina ka dërguar disa grupe hetuesish në rajonin e Harkivit. Prokurori i Përgjithshëm, Andriy Kostin, njoftoi se ekipet do të "inspektonin infrastrukturën e shkatërruar dhe faktet e vrasjeve të banorëve vendas".
Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit po grumbullojnë provat për të ndërtuar rastet për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.
Previous slide
Next slide

Të dy, Schmitt dhe Povoas thonë se shkalla dhe intensiteti i sulmeve mund të vlerësohen gjithashtu si "akte ose kërcënime dhune, qëllimi kryesor i së cilave është përhapja e terrorit në mesin e popullatës civile".

Kjo është e ndaluar sipas Ligjit ndërkombëtar humanitar dhe është konfirmuar si krim lufte nga vendimet e gjykatës së OKB-së për ish-Jugosllavinë në lidhje me rrethimin e Sarajevës.

Përgatiti: Erjonë Popova
XS
SM
MD
LG