Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
08:36 29.5.2023

Për ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.
  • Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë në të tria komunat.
  • Gazetarët e REL-it në terren raportojnë se Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - është në negociata me KFOR-in dhe kërkon që kryetarët e rinj të mos hyjnë në objektet komunale. Kërkesë e saj është, po ashtu, që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga veriu.
  • Për orën 9:00 sot është paralajmëruar një takim i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me kryetarët e rinj të komunave. Tash për tash, vetëm kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, e ka konfirmuar për REL-in pjesëmarrjen në këtë takim.
  • Kujtojmë se më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me policinë.
08:30 29.5.2023

Protestat vazhdojnë

Policia e Kosovës njofton se protestat pranë komunave veriore me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar.

Sipas njoftimit, protestuesit në Zveçan kanë tentuar ta kalojnë kordonin policor pranë ndërtesës së komunës, "duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës".

"Policia është detyruar t'i përdorë mjetet e ligjshme, si sprejin, për t'i ndaluar protestuesit dhe për ta vënë situatën nën kontroll", thuhet në njoftim.

Policia, po ashtu, ftoi qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë thirrjeve të protestave.

08:22 29.5.2023

Kryetari i Zubin Potokut në takim me ambasadorin Hovenier

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha për Radion Evropa e Lirë se do të marrë pjesë në një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë. Zeqiri tha se takimi do të mbahet në orën 9:00 në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

I pyetur nësë gjatë ditës do të shkojë në zyrën e tij në objektin e Komunës së Zubin Potokut, Zeqiri tha se nuk mund ta dijë tani për tani.

“Nuk e di nëse do të shkoj në zyrë sot. E kam agjendën shumë të ngjeshur. Ta shohim gjatë ditës”, tha Zeqiri, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë.

REL-i po përpiqet të kontaktojë edhe kryetarët e Leposaviqit dhe të Zveçanit për të mësuar nëse do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga ambasadori amerikan.

08:01 29.5.2023

"Kryetari i ri të mos hyjë në ndërtesën komunale në Zveçan"

Grupe të qytetarëve serbë janë tubuar para ndërtesës së komunës në Zveçan.

Siç raportojnë gazetarët në terren, kërkesë e tyre është që në ndërtesë të mos hyjë kryetari i ri shqiptar, si dhe të tërhiqen forcat speciale të Policisë së Kosovës.

Qytetarë të tubuar ka edhe para ndërtesave komunale në Zubin Potok e Leposaviq.

Zveçan, 29 maj 2023.
Zveçan, 29 maj 2023.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG