Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
14:19 29.5.2023

Daçiq paralajmëron për "destabilizim të rajonit"

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që t'i marrin seriozisht ato.

Deklarata e Daçiqit vjen pasi grupe serbësh në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u mblodhën të hënën për të kundërshtuar edhe një herë kryetarët e rinj të këtyre komunave në veri të Kosovës - që të gjithë shqiptarë - të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

“Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin rajonal për momentin”, tha Daçiq.

Video nga situata në veri të Kosovës:

Grupe serbësh përpiqen të hyjnë në komunat në veri
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:26 0:00

14:11 29.5.2023

AGK raporton për tentim-sulme dhe vandalizime në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raportoi për tentim-sulme kundër disa gazetarëve në veri të Kosovës, ku grupe serbësh lokalë janë duke protestuar sot kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në postimet e bëra në mediat sociale shihen disa makina të mediave të vandalizuara.

13:58 29.5.2023

Protestues të maskuar në Zveçan

13:50 29.5.2023

Përshëndetje për të gjithë ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë. Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku shihen edhe protestues të maskuar.
  • Përfaqësuesit politikë të serbëve kërkuan nga misioni paqeruajtës KFOR dhe ambasadorët e huaj që të mos e lejojnë hyrjen e kryetarëve në objektet komunale. Ata kërkuan edhe tërheqjen e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i banuar me shumicë serbe. Përgjigje në këto kërkesa nuk ka ende.
  • Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, priti në takim kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit. Hovenier tha se “është e rëndësishme që të shmangen situatat në të cilat zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”.
  • Derisa nga Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë reagim, në Serbi, ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se deri në orën 14:00 do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq për rritjen e gatishmërisë luftarake.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG