Protesta deri në përmbushjen e kërkesave
Përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës - i banuar me shumicë serbe.
Thirrje të ngjashme janë bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë - të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit - janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri.
Mirëmëngjesi të dashur lexues,
Po nisim mbulimin direkt të zhvillimeve në veri të Kosovës.
Ekipet tona janë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq për t’ju sjellë informacionet e fundit nga terreni.
Qëndroni me ne!
Të nderuar lexues,
Këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në veri të Kosovës.
Do të rikthehemi sërish në mëngjesin e së mërkurës.
Faleminderit që ishit me ne!
Borrell mirëpret rritjen e numrit të trupave të KFOR-it
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur vendimin e NATO-s për angazhim të 700 trupave shtesë, në kuadër të misionit të aleancës në Kosovë, KFOR.
“Ne do ta vazhdojmë koordinimin e ngushtë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, përfshirë përmes misioit tonë EULEX”, ka thënë ai, duke iu referuar Misionit të bllokut evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit.
“Qetësia duhet të rikthehet”.