Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
06:44 2.6.2023

Mirëmëngjesi nga Radio Evropa e Lirë,

Na ndiqni edhe sot për zhvillimet më të reja në veri të Kosovës - minutë pas minute.

23:04 1.6.2023

Të nderuar lexues,

Këtu po e përmbyllim mbulimin direkt të ngjarjeve në veri të Kosovës.

Do të rikthehemi të premten në mëngjes.

Faleminderit që ishit me ne!

22:34 1.6.2023

Kurti: Jam i përkushtuar të punoj me SHBA-në për ulje të tensioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Jon Finer.

Kurti tha se është i përkushtuar që të punojë me SHBA-në në uljen e tensioneve në pjesën veriore.

Mirëpo, që të ndodhë kjo, sipas Kurtit, duhet t’i jepet fund menjëherë dhunës së shkaktuar nga “turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë” deri në zgjedhjet e reja në ato komuna.

22:04 1.6.2023

Borrell prezanton tri kërkesa për Kosovën dhe Serbinë ​​​​​​​

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka prezantuar tri kërkesa të qarta për Kosovën dhe Serbinë.

Borrell ka thënë se kërkesat janë si vijon:

- Zgjedhje t reja lokale [në komunat veriore].

- Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës [në zgjedhje].

- Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Borrell ka thënë se dështimi për ta bërë këtë do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë më Bashkimin Evropian.

Këto kërkesa Borrell i ka prezantuar pak orë pas takimit që u zhvillua në mes të tij, presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Schloz, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG