Forca të shtuara të KFOR-it edhe në Zubin Potok
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Doruntina Baliu, e cila ndodhet në Zubin Potok, raporton për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.
Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.
Policia ruan ndërtesën e komunës në Zubin Potok
Rakiq me kërkesa për KFOR-in
Gazetarët nga terreni raportojnë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.
Sipas raportimeve, ai tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t'i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.