Ndërlidhjet

Reforma në gjyqësor çon në përleshje mes policisë dhe protestuesve në Izrael

Protestuesit izraelitë duke u goditur me topa uji para ndërtesës së Parlamentit, 24 korrik 2023.

Me 64 vota për, ligjvënësit izraelitë miratuan të hënën një pjesë kyçe të planit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për reformat në sistemin e drejtësisë, që i pengon gjyqtarët të rrëzojnë vendimet e Qeverisë mbi bazën se ato janë "të paarsyeshme".

Me gjithë protestat masive që kanë ekspozuar çarje të paprecedent në shoqërinë izraelite, votimi u zhvillua pas një seance me tensione, gjatë së cilës ligjvënësit e opozitës brohoritën "turp" dhe më pas u larguan nga salla.

Pas votimit, ministri i Drejtësisë, Yariv Levin, arkitekt i planit, tha se parlamenti kishte ndërmarrë "hapin e parë në një proces të rëndësishëm historik" të rishikimit të gjyqësorit.

Votimi pasqyroi vendosmërinë e Netanyahut dhe aleatëve të tij të së djathtës ekstreme për të çuar përpara planin, që ka tërhequr vazhdimisht shqetësimin nga aleati i tij më i afërt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas votimit, priten protesta edhe më masive.

Më herët gjatë ditës, derisa pritej që të votohej reforma në sistemin gjyqësor, policia izraelite përdori topa uji dhe arrestoi protestuesit jashtë ndërtesës së parlamentit.

Demonstruesit bllokuan rrugën që të çon në Knesset, parlamenti i Izraelit, gjatë proteste kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për reforma në sistemin gjyqësor, në Jerusalem, 24 korrik 2023.

Zhvillimet para votimit

Votimi për këto reforma është përcjellë me trazira tash e disa muaj dhe ka nxitur disa prej protestave më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është liruar të hënën nga spitali - ku e ka kryer një ndërhyrje në zemër – dhe tani rrezikon të përballet me krizë kombëtare të pashembullt.

Protestuesit - shumica prej të cilëve besojnë se themelet e shtetit të tyre janë duke u gërryer nga plani qeveritar - e kanë rritur zërin e pakënaqësisë dhe e kanë bllokuar rrugën që të çon në ndërtesën e parlamentit.

Bizneset në gjithë shtetin i kanë mbyllur dyert, si shenjë proteste ndaj votimit.

E nxitur nga një koalicion qeveritar, i formuar nga partitë ultra-nacionaliste dhe ultra-fetare, reforma në gjyqësor e ka ndarë Izraelin, i ka testuar lidhjet delikate shoqërore, dhe e ka rritur shqetësimin edhe te SHBA-ja, aleatja më e ngushtë e Izraelit.

Presidenti i shtetit, Isaac Herzog, kishte vazhduar përpjekjet si ndërmjetësues për gjetjen e një kompromisi. Ai ka qenë në spital, ku është trajtuar Netanyahu, me qëllim që t’i afrojë qëndrimet e palëve.

Zhvillimet dramatike janë duke u zhvilluar nga afër në Uashington, prej ku administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka folur hapur kundër Qeverisë së Netanyahut dhe planit të saj.

Në një deklaratë për faqen e lajmeve Axios, të dielën vonë, Biden ka paralajmëruar kundër miratimit të ndryshimeve që janë duke shkaktuar aq shumë ndasi në popull.

“Duke i marrë parasysh kërcënimet dhe sfidat me të cilat po përballet Izraeli tani, nuk ka kuptim që liderët izraelitë të çojnë përpara diçka të tillë – fokusi duhet të jetë në bashkimin e popullit dhe gjetjen e një konsensusi”, ka thënë mes tjerash Biden.

Ndryshimet ligjore të Netanjahut parashohin kufizim të kompetencave në gjyqësor, kufizim të kapacitetit të Gjykatës Supreme për t’i sfiduar vendimet parlamentare dhe ndryshimet në mënyrën e selektimit të gjyqtarëve.

Netanyahu dhe aleatët e tij të krahut të djathtë, kanë thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të frenuar kompetencat e gjyqtarëve të paemëruar.

Por, kundërshtarët e tyre, që vijnë kryesisht nga klasa e mesme profesionale e Izraelit, kanë thënë se plani e shkatërron sistemin e ndjeshëm të llogaridhënies dhe e shtyn Izraelin drejt regjimit autoritar.

Plani ka nxitur protesta masive qe shtatë muaj, reagime të ashpra nga bizneset dhe dhe një numër në rritje i rezervistëve ushtarakë, në njësitet kyçe, kanë thënë se nuk do të reagojnë ndaj urdhrave, qëndrim që i ka rritur shqetësimet se siguria e Izraelit mund të kërcënohet.

Zemërimi i izraelitëve me Netanyahun

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
1/17 Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Gallant u shkarkua pasi foli hapur kundër planeve kundërthënëse të Qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor. 
2/17 Gallant u shkarkua pasi foli hapur kundër planeve kundërthënëse të Qeverisë izraelite për të ndryshuar sistemin gjyqësor. 
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestuesit bllokojnë një rrugë ndërsa mblidhen rreth një zjarri gjatë protestave kundër reformës gjyqësore të Qeverisë izraelite në Tel Aviv, Izrael, më 27 mars 2023
3/17 Protestuesit bllokojnë një rrugë ndërsa mblidhen rreth një zjarri gjatë protestave kundër reformës gjyqësore të Qeverisë izraelite në Tel Aviv, Izrael, më 27 mars 2023
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestuesit përleshen me policinë gjatë tubimit kundër reformës gjyqësore të qeverisë izraelite në Tel Aviv, Izrael më 27 mars 2023.
4/17 Protestuesit përleshen me policinë gjatë tubimit kundër reformës gjyqësore të qeverisë izraelite në Tel Aviv, Izrael më 27 mars 2023.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët. Netanyahu ka thënë se reformat janë të dizajnuara për t’ua pamundësuar gjykatave një pushtet të plotë dhe se këto ndryshime janë votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.
5/17 Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët. Netanyahu ka thënë se reformat janë të dizajnuara për t’ua pamundësuar gjykatave një pushtet të plotë dhe se këto ndryshime janë votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Lideri opozitar në Izrael, Yair Lapid, e ka përshkruar shkarkimin e Gallantit si dobësi të re të Qeverisë:<br />
<br />
&ldquo;Netanyahu mund ta shkarkojë Gallantin, mirëpo nuk mund ta shkarkojë realitetin apo zjarrin e njerëzve të Izraelit, të cilët janë duke i rezistuar çmendurisë së koalicionit&rdquo;.
6/17 Lideri opozitar në Izrael, Yair Lapid, e ka përshkruar shkarkimin e Gallantit si dobësi të re të Qeverisë:

“Netanyahu mund ta shkarkojë Gallantin, mirëpo nuk mund ta shkarkojë realitetin apo zjarrin e njerëzve të Izraelit, të cilët janë duke i rezistuar çmendurisë së koalicionit”.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pas shkarkimit, Gallant ka thënë në Twitter se &ldquo;siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë misioni im jetësor&rdquo;.
7/17 Pas shkarkimit, Gallant ka thënë në Twitter se “siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë misioni im jetësor”.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestuesit duke u përleshur me forcat e rendit.&nbsp;
8/17 Protestuesit duke u përleshur me forcat e rendit. 
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në drejtim të protestuesve janë hedhur topa uji, Jerusalem, 26 mars 2023.
9/17 Në drejtim të protestuesve janë hedhur topa uji, Jerusalem, 26 mars 2023.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pas protestave të mbajtura jashtë shtëpisë së Netanyahut, protestuesit &ndash; shumica duke mbajtur në duar flamuj izraelitë &ndash; u janë shmangur forcave policore dhe kanë arritur para ndërtesës së Parlamentit izraelit, të njohur si Knesset.
10/17 Pas protestave të mbajtura jashtë shtëpisë së Netanyahut, protestuesit – shumica duke mbajtur në duar flamuj izraelitë – u janë shmangur forcave policore dhe kanë arritur para ndërtesës së Parlamentit izraelit, të njohur si Knesset.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që t&#39;i ndalë reformat.
11/17 Në mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që t'i ndalë reformat.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Izraelitët bllokuan një autostradë gjatë protestës duke kundërshtuar planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për reformën në gjyqësor në Tel Aviv, Izrael, 27 mars 2023. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i kishte bërë thirrje Netanyahut të ngrinte planin, duke përmendur ndarjet e thella në vend dhe trazirat në ushtri.
12/17 Izraelitët bllokuan një autostradë gjatë protestës duke kundërshtuar planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për reformën në gjyqësor në Tel Aviv, Izrael, 27 mars 2023. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i kishte bërë thirrje Netanyahut të ngrinte planin, duke përmendur ndarjet e thella në vend dhe trazirat në ushtri.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestuesit me flamuj në duar shihen përreth një zjarri në Tel Aviv.&nbsp;<br />
<br />
&nbsp;
13/17 Protestuesit me flamuj në duar shihen përreth një zjarri në Tel Aviv. 

Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Policia izraelite përdori topa uji për t&#39;i shpërndarë demonstruesit që bllokuan një autostradë gjatë protestës kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të reforma n sistemin gjyqësor në Tel Aviv, Izrael, të hënën, 27 mars 2023.
14/17 Policia izraelite përdori topa uji për t'i shpërndarë demonstruesit që bllokuan një autostradë gjatë protestës kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të reforma n sistemin gjyqësor në Tel Aviv, Izrael, të hënën, 27 mars 2023.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamja nga ajri tregon izraelitët duke protestuar.
15/17 Pamja nga ajri tregon izraelitët duke protestuar.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestuesit me flamuj kombëtarë në duar të mbledhur rreth një zjarri në Tel Aviv.
16/17 Protestuesit me flamuj kombëtarë në duar të mbledhur rreth një zjarri në Tel Aviv.
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje nga protesta në Tel Aviv.&nbsp;
17/17 Pamje nga protesta në Tel Aviv. 
Izraeli është përfshirë nga protestat masive pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topa uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Presidenti Herzog, i cili është kthyer të dielën nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ka shkuar menjëherë në dhomën e spitalit të Netahyahut.

“Kjo kohë është urgjente. Neve na duhet ta arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Herzog.

Ai ka mbajtur takimet më vonë gjatë së dielës me liderin e opozitës në Izrael, Yair Lapid dhe Benny Gantz, udhëheqës të Unitetit Kombëtar, një tjetër parti opozitare.

Netanyahu dhe aleanca e tij e së djathtës ekstreme i kanë prezantuar planet për këtë reformë në janar, pak pasi e kanë nisur udhëheqësinë.

Netanyahu i ka pauzuar për pak ndryshimet në mars, pas presionit të madh të protestuesve dhe sindikatave të punëtorëve, të cilat kanë nisur greva, duke e paralizuar ekonominë e shtetit.

Pas dështimit për të gjetur kompromis në negociatat e muajit të kaluar, Netanyahu ka thënë se Qeveria e tij do ta çojë përpara reformën.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG