Ndërlidhjet

Zelensky viziton Dnjeprin, Rusia kryen sulme të reja vdekjeprurëse në Ukrainë

Një ndërtesë banimi e dëmtuar nga bomardimet ruse në Kivsharivka, në rajonin e Harkivit, më 27 korrik 2023.
Një ndërtesë banimi e dëmtuar nga bomardimet ruse në Kivsharivka, në rajonin e Harkivit, më 27 korrik 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 27 korrik udhëtoi për në qytetin e Dnjeprit, që kanë qenë vazhdimisht cak i sulmeve ruse. Kjo vizitë vjen pak pasi forcat ruse nisën sulme me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme.

“Ne e filluam orarin e punës në Dnjepër”, shkroi Zelenskiy në Telegram. “[Duhet] vëmendje e madhe për sigurimin e municioneve për trupat... efektshmërinë e përdorimit të sistemeve ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe forcimin e mburojës ajrore”, shkroi Zelenskiy, duke iu referuar temave të diskutimit me zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë.

Gjatë natës, forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa drejt objektivave në Ukrainë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme, tha ushtria më 27 korrik.

Autoritetet në Kiev thanë se Moska ka shkatërruar dhjetëra objekte të eksportit të grurit që nga largimi i saj nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja në fillim të këtij muaji.

Raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, tha guvernatori Oleh Kiper, në orët e hershme të 27 korrikut.

Odesa, porti kryesor i Ukrainës në Detin e Zi, është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ruse në javët e fundit.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura tha në raportin ditor se Rusia përdori edhe një herë dronët Shahed të prodhuar nga Irani, duke shtuar se ende nuk dihen saktësisht dëmet e pësuara nga këto sulme.

“Fatkeqësisht, ka viktima në mesin e popullatës civile, ndërtesat e banimit janë shkatërruar”, tha ushtria.

Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, tha se Rusia dëmtoi ose shkatërroi 26 objekte në porte apo objekte magazinimi të grurit që kur refuzoi ta zgjaste marrëveshjen që do ta lejonte eksportin e vazhdueshëm të drithërave ukrainase në botë.

Kubrakov, duke folur në orët e vona të 26 korrikut, tha se qëllimi i sulmeve ruse është “privimi i botës nga ushqimi ukrainas, duke krijuar kështu një krizë globale ushqimore”.

“Vetëm në nëntë ditët e fundit, si rezultat i sulmeve ruse, 26 objekte të infrastrukturës në porte dhe pesë anije civile u dëmtuan dhe u shkatërruan pjesërisht”, tha ai.

Aleatët e NATO-s dhe Ukraina dënuan më 26 korrik vendimin e Rusisë për t'u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi. Ata kritikuan edhe sulmet që i cilësuan si përpjekje të qëllimshme të Rusisë për t’i ndaluar eksportet bujqësore të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi të Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel, NATO tha se aleatët dënojnë sulmet e fundit raketore të Rusisë në Odesa, Mykolayiv dhe qytete të tjera pranë porteve, përfshirë sulmin “cinik” me dronës në objektin e magazinimit të grurit në Ukrainë, në Reni – pranë kufirit të Ukrainës me Rumaninë anëtare të NATO-s.

“Rusia vazhdon të tregojë mungesë respekti të plotë për ligjin ndërkombëtar dhe për njerëzit në mbarë botën që varen nga gruri ukrainas”, tha në një deklaratë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me aleatët tanë të Detit të Zi, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë njëri-tjetrin dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”.

Rusia sulmon me raketa Odesën dhe Mikolajivin

Zjarrfikësit duke fikur zjarrin në një ndërtese banimi trekatëshe të goditur nga një raketë ruse në Mikolajiv, në jug të Ukrainës, më 20 korrik.

I vendosur pranë Detit të Zi, Mikolajivi ishte një nga disa qytetet e shënjestruar nga sulmet me raketa më 20 korrik,  që vranë një person dhe plagosën të paktën 20 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas.
1/10 Zjarrfikësit duke fikur zjarrin në një ndërtese banimi trekatëshe të goditur nga një raketë ruse në Mikolajiv, në jug të Ukrainës, më 20 korrik.

I vendosur pranë Detit të Zi, Mikolajivi ishte një nga disa qytetet e shënjestruar nga sulmet me raketa më 20 korrik,  që vranë një person dhe plagosën të paktën 20 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndihmësit e mjekëve bartin një grua që u plagos gjatë sulmit me raketa ruse në Mikolajiv.

"Rusët goditën qendrën e qytetit. Një garazh dhe një ndërtesë banimi trekatëshe mori flakë.... Gjithsej 18 persona u plagosën. Nëntë prej tyre u shtruan në spital, duke përfshirë pesë fëmijë, ndërsa dy persona u shpëtuan nga rrënojat. Është një mrekulli që arritëm t'i shpëtojmë", tha guvernatori rajonal, Vitaliy Kim.

2/10 Ndihmësit e mjekëve bartin një grua që u plagos gjatë sulmit me raketa ruse në Mikolajiv.

"Rusët goditën qendrën e qytetit. Një garazh dhe një ndërtesë banimi trekatëshe mori flakë.... Gjithsej 18 persona u plagosën. Nëntë prej tyre u shtruan në spital, duke përfshirë pesë fëmijë, ndërsa dy persona u shpëtuan nga rrënojat. Është një mrekulli që arritëm t'i shpëtojmë", tha guvernatori rajonal, Vitaliy Kim.

Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zjarrfikësit duke punuar gjatë orëve të para të 20 korrikut për të shuar zjarrin në ndërtesën e banimit në Mikolajiv.
3/10 Zjarrfikësit duke punuar gjatë orëve të para të 20 korrikut për të shuar zjarrin në ndërtesën e banimit në Mikolajiv.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e shpëtimit gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit nëpër rrënojat e djegura të ndërtesës së banimit në Mikolajiv.

Rusia ka shtuar sulmet me raketa dhe dron në portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe zonat përreth që kur u tërhoq nga një marrëveshje njëvjeçare e ndërmjetësuar nga OKB-ja më 17 korrik, e cila lejonte kalimin e sigurt të dërgesave të grurit ukrainas.
4/10 Ekipet e shpëtimit gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit nëpër rrënojat e djegura të ndërtesës së banimit në Mikolajiv.

Rusia ka shtuar sulmet me raketa dhe dron në portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe zonat përreth që kur u tërhoq nga një marrëveshje njëvjeçare e ndërmjetësuar nga OKB-ja më 17 korrik, e cila lejonte kalimin e sigurt të dërgesave të grurit ukrainas.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke pastruar copat e xhamit të thyer nga një dritare që u dëmtua gjatë sulmit në Mikolajiv.

5/10 Një grua duke pastruar copat e xhamit të thyer nga një dritare që u dëmtua gjatë sulmit në Mikolajiv.

Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Odesa ishte gjithashtu në shënjestër e sulmeve më 20 korrik pasi një raketë ruse dëmtoi rëndë një ndërtesë administrative. Ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore të qytetit port që për objektiv kishin instalimet, objektet e depozitimit të grurit dhe infrastrukturën civile.
6/10 Odesa ishte gjithashtu në shënjestër e sulmeve më 20 korrik pasi një raketë ruse dëmtoi rëndë një ndërtesë administrative. Ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore të qytetit port që për objektiv kishin instalimet, objektet e depozitimit të grurit dhe infrastrukturën civile.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Banorët duke qarë pranë vendit ku është djegur ndërtesa administrative. Kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadiy Trukhanov, e përshkroi sulmin si "një nga netët më të këqija ndonjëherë", duke shtuar se një person u plagos.
7/10 Banorët duke qarë pranë vendit ku është djegur ndërtesa administrative. Kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadiy Trukhanov, e përshkroi sulmin si "një nga netët më të këqija ndonjëherë", duke shtuar se një person u plagos.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke qarë pranë trupit të djalit të saj afër një ndërtese të dëmtuar rëndë nga një sulm rus me raketa në Odesa.
8/10 Një grua duke qarë pranë trupit të djalit të saj afër një ndërtese të dëmtuar rëndë nga një sulm rus me raketa në Odesa.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit shikojnë teksa ekipet ukrainase të shpëtimit vazhdojnë punën në rrënojat e një ndërtese administrative të shkatërruar në qendër të Odesës.
9/10 Njerëzit shikojnë teksa ekipet ukrainase të shpëtimit vazhdojnë punën në rrënojat e një ndërtese administrative të shkatërruar në qendër të Odesës.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Policia e Odesës mblodhi copat nga një raketë ruse që shkatërroi ndërtesën administrative të qytetit.
10/10 Policia e Odesës mblodhi copat nga një raketë ruse që shkatërroi ndërtesën administrative të qytetit.
Të paktën një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën pasi Moska sulmoi nga ajri më 20 korrik, duke synuar qytetet-port të Detit të Zi, Odesa dhe Mikolajiv. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve ajrore që për objektiv kishin Odesën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Për më tepër, aleatët e NATO-s thanë se do të rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi përmes avionëve të patrullimit detar dhe dronëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh i kënaqur me “dënimin e qartë” nga këshilli për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit.

Marrëveshja skadoi më 17 korrik, pasi Rusia u tërhoq, një veprim që Kombet e Bashkuara thanë se do të ishte “një goditje për njerëzit në nevojë kudo në botë”.

Moska tha se arsyeja e saj për të hequr dorë nga marrëveshja ishte se kërkesat e saj për t’i përmirësuar eksportet e saja të grurit dhe plehrave nuk u përmbushën.

Rusia lëshoi një breshëri raketash drejt Ukrainës ndërsa u mblodh këshilli NATO-Ukrainë. Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, tha se ushtria ukrainase rrëzoi raketat ruse në rajonet e Kievit, Harkiv dhe Dnipropetrovsk në orët e vona më 26 korrik.

XS
SM
MD
LG