Ndërlidhjet

HRW: Afganët po përjetojnë “ankth humanitar”

Një luftëtar afgan duke bërë roje, derisa gratë presin në radhë për të marrë ushqim të ndarë nga një grup humanitar në Kabul, Afganistan, 23 maj 2023.

Human Rights Watch (HRW) u ka bërë thirrje vendeve donatore të gjejnë mënyra për ta zbutur krizën e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe humanitare në Afganistan, pa i përforcuar politikat shtypëse të talebanëve kundër grave, vajzave dhe mediave.

Në një komunikatë për media më 10 gusht, HRW theksoi ndikimin shkatërrues të dekretit taleban, i cili ua ndalon grave të punojnë në organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Kjo ua ka shtuar atyre vështirësitë për të pasur qasje në ushqim, kujdes shëndetësor, dhe mbajtjen e shtëpisë.

Dekreti taleban që ua mohon grave dhe vajzave arsimimin, ka kontribuuar, po ashtu, në thellimin e krizës humanitare në Afganistan, tha HRW.

Sallonet e bukurisë në Kabul mbyllin dyert

Punëtorët e një sallon bukurie në kryeqytetin afgan, Kabul, mbyllën dyert e biznesit të tyre më 24 korrik.

1/9 Punëtorët e një sallon bukurie në kryeqytetin afgan, Kabul, mbyllën dyert e biznesit të tyre më 24 korrik.

Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Punëtorët duke i paketuar pajisjet nëpër kuti pasi administrata talibane urdhëroi mbylljen e të gjitha salloneve të bukurisë në vend brenda një muaji në fillim të korrikut.
2/9 Punëtorët duke i paketuar pajisjet nëpër kuti pasi administrata talibane urdhëroi mbylljen e të gjitha salloneve të bukurisë në vend brenda një muaji në fillim të korrikut.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Talibanët thanë se ndaluan veprimtarinë e salloneve të bukurisë sepse ato ofronin shërbime të ndaluara në islam.
3/9 Talibanët thanë se ndaluan veprimtarinë e salloneve të bukurisë sepse ato ofronin shërbime të ndaluara në islam.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një punonjëse e sallonit të bukurisë mbledh pajisjet për t'i paketuar në kuti, më 24 korrik.

Vitin e kaluar, autoritetet talibane mbyllën shumicën e shkollave të mesme për vajza, ua ndaluan grave të hynin në universitete dhe i penguan ato të punonin në sektorin humanitar të Afganistanit. Shumë vende publike, duke përfshirë banjat, palestrat dhe parqet, janë të mbyllura për gratë.
4/9 Një punonjëse e sallonit të bukurisë mbledh pajisjet për t'i paketuar në kuti, më 24 korrik.

Vitin e kaluar, autoritetet talibane mbyllën shumicën e shkollave të mesme për vajza, ua ndaluan grave të hynin në universitete dhe i penguan ato të punonin në sektorin humanitar të Afganistanit. Shumë vende publike, duke përfshirë banjat, palestrat dhe parqet, janë të mbyllura për gratë.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qeveritë e huaja dhe zyrtarët e OKB-së i kanë dënuar kufizimet në rritje ndaj grave që kur talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021, pasi përmbysën një qeveri që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara.
5/9 Qeveritë e huaja dhe zyrtarët e OKB-së i kanë dënuar kufizimet në rritje ndaj grave që kur talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021, pasi përmbysën një qeveri që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sallonet e bukurisë ishin shfaqur në Kabul dhe qytete të tjera afgane në muajt pas rrëzimit të talibanëve nga pushteti në fund të vitit 2001, disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
6/9 Sallonet e bukurisë ishin shfaqur në Kabul dhe qytete të tjera afgane në muajt pas rrëzimit të talibanëve nga pushteti në fund të vitit 2001, disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shumë prej tyre qëndruan të hapura pasi islamistët u kthyen në pushtet dy vjet më parë, por me dritare dhe tabela të mbuluara.
7/9 Shumë prej tyre qëndruan të hapura pasi islamistët u kthyen në pushtet dy vjet më parë, por me dritare dhe tabela të mbuluara.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qeveritë perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruarse kufizimet ndaj grave po pengojnë çdo përparim të mundshëm drejt njohjes ndërkombëtare të administratës talibane.
8/9 Qeveritë perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruarse kufizimet ndaj grave po pengojnë çdo përparim të mundshëm drejt njohjes ndërkombëtare të administratës talibane.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Administrata talibane pretendon se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e ligjit islamik dhe zakoneve afgane.
9/9 Administrata talibane pretendon se respekton të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e ligjit islamik dhe zakoneve afgane.
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

“Politikat mizogjene të talebanëve tregojnë një shpërfillje të plotë ndaj të drejtave themelore të grave”, tha Fereshta Abbasi nga HRW, duke shtuar se masat kufizuese të këtij grupi ndaj grave, po e dëmtojnë tërë shoqërinë afgane, jo vetëm gratë.

Abbasi tha se afganët po e përjetojnë tani “një ankth të të drejtave të njeriut dhe humanitar nën sundimin taleban”.

Ajo u bëri thirrje udhëheqësve të grupit militant të heqin dorë nga “politikat dhe rregullat abuzive”, si dhe i bëri thirrje komitetit ndërkombëtar t’i bëjë ata përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes në vendin e rrënuar nga lufta.

Afganistani i humbi ndihmat për zhvillimin e vendit dhe mbështetjen financiare nga donatorët perëndimorë, kur talebanët e morën pushtetin në dorë, pas largimit të forcave të SHBA-së dhe NATO-s në fund të gushtit 2021.

Pasi mbeti nën sundimin taleban, Afganistani u bë njëri prej vendeve të goditura më së rëndi nga kriza në botë, pasi më shumë se 28 milionë njerëz – apo rreth dy e treta e popullsisë së tij – ka nevojë urgjente për ndihma humanitare, sipas HRW.

XS
SM
MD
LG