BE-ja përgatitet për krizën humanitare që mund të shpërthejë në Lindjen e Mesme
Banorë palestinezë duke u zhvendosur pas sulmeve ajrore izraelite në qytetin e Gazës, 9 tetor 2023.
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në Lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj Izraelit të organizatës Hamas, të cilën BE-ja e konsideron si organizatë terroriste.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur një takim të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare për të diskutuar për situatën. Ky takim do të zhvillohet në Muskat ku ndodhen shumica e ministrave evropianë për takimin e Këshillit të bashkëpunimit në Lindjen e Mesme.
BE-ja ka përsëritur se Izraeli pa asnjë dyshim ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e tilla, por duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke u zhvilluar shumë aktivitetet diplomatike, ndërsa ka bërë thirrje që Hamasi t’i lirojë sa më parë pengjet që ka kapur.
Si një prej financuesve më të mëdhenj të ndihmës humanitare, BE-ja është duke shqyrtuar edhe këtë ndihmë për palestinezët pas sulmeve të fundit. Disa shtete anëtare kanë vendosur ta pezullojnë këtë ndihmë për të siguruar se nga to nuk përfitojnë organizatat, të cilat konsiderohen terroriste.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka deklaruar se “BE-ja thotë se nuk financon në asnjë mënyrë Hamas-in apo cilëndo organizatë tjetër, e cila konsiderohet terroriste". Zëdhënësi i BE-së ka thënë se ndihma humanitare që i është dhënë popullit të Palestinës, u nënshtrohet rregullave të rrepta në mënyrë që mjetet financiare të BE-së të mos bien në duart e organizatave, me të cilat BE-ja nuk ka kontakte e Hamas-i është një prej tyre.
Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, ndihmon autoritetet palestineze, të cilat ushtrojnë pushtetin më shumë në Bregun Perëndimor.
Bashkimi Evropian është duke bashkëpunuar edhe me organizatat humanitare ndërkombëtare për t’u përgjigjur ndaj krizës humanitare që pritet të krijohet pas shpërthimit të luftimeve në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, po ashtu, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojë në gatishmërinë e BE-së për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës.
“Asgjë në asnjë moment nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën. Këtë e kemi përsëritur disa herë dhe e përsërisim prapë”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Eric Mamer.
Viktima, shkatërrime e zhvendosje nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit
1/16Një pjesëtar i ekipit të shpëtimit reagon ndërsa punon me të tjerët për t'i nxjerrë viktimat palestineze nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në sulmet izraelite, në Rafah në Rripin jugor të Gazës, 9 tetor 2023.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
2/16Një burrë izraelit duke shikuar nga dritarja e një ndërtese që u godit nga raketat e lëshuara nga Gaza drejt Izraelit, në Ashkelon.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
3/16Palestinezët duke u evakuuar nga zona pas një sulmi ajror izraelit në xhaminë Sousi në qytetin e Gazës, më 9 tetor 2023.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
4/16Një shtëllungë tymi ngrihet në qiellin e qytetit të Gazës gjatë një sulmi ajror izraelit më 9 tetor 2023. Izraeli goditi pa pushim Rripin e Gazës gjatë natës, ndërsa luftimet me Hamasin vazhduan rreth Rripit të Gazës. Numri i të vdekurve nga lufta kundër militantëve palestinezë u rrit në mbi 1100 njerëz.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
5/16Një fotografi nga një martesë shihet në gërmadhat e një ndërtese që u godit me raketat e lëshuara nga Gaza drejt Izraelit, në Ashkelon, Izraeli jugor më 9 tetor 2023.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
6/16Palestinezët duke shikuar dëmet pas një sulmi ajror izraelit në xhaminë Sousi në qytetin e Gazës më 9 tetor 2023. Izraeli vazhdoi luftën me luftëtarët e Hamasit edhe më 9 tetor dhe grumbulloi dhjetëra mijëra trupa dhe forca të blinduara rëndë rreth Rripit të Gazës pasi premtoi goditje masive mbi sulmin e papritur të militantëve palestinezë.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
7/16Një fotografi e bërë më 9 tetor 2023 tregon një shtëpi të dëmtuar në luftimet midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në qytetin jugor të Sderot pranë kufirit me Gazën.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
8/16Një pjesëtar i emergjencave duke shuar zjarrin e shkaktuar nga raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës, n Ashkelon, Izrael, 7 tetor 2023.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
9/16Palestinezët duke u larguar pas sulmit ajror izraelit mbi xhaminë Sousi në qytetin Gaza.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
10/16Ushtarët izraelitë duke vëzhguar përreth ndërsa qëndrojnë midis ndërtesave. Dhuna rreth Rripit të Gazës është rritur pas një tërbimi masiv nga infiltrimtarët e armatosur palestinezë, në Sderot, Izraeli jugor, 9 tetor 2023.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
11/16Kupolat e shkatërruara të xhamisë Sousi pas sulmit.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
12/16Një grua palestineze mban një fëmijë në krahë gjatë evakuimit të banorëve brenda qytetit të Gazës.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
13/16Ekipet izraelite të emergjencave duke inspektuar vendin e një sulmi me raketa në qytetin jugor izraelit Ashdod më 9 tetor 2023.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
14/16Një person duke kaluar para ndërtesës së Parlamentit bullgar në Sofje, ku është shfaqur me projektor flamuri i Izraelit, të dielën më 8 tetor 2023, për të treguar mbështetjen për Izraelin pasi militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
15/16Një demonstrues rregullon pankartat jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ndërsa turma njerëzish u mblodhën në mbështetje të palestinezëve pasi grupi militant palestinez Hamas filloi një sulm ndaj Izraelit.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
16/16Njerëzit vendosin qirinj gjatë një vigjilje për viktimat izraelite në Tempullin Stephen Wise, në Los Anxhelos, Kaliforni.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
Previous slide
Next slide
Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a po e analizon BE-ja rolin eventual të Rusisë në shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, zëdhënësi i BE-së ka thënë se “vendet e BE-së i shikojnë të gjitha mundësitë, kurse Rusia gjithmonë është e interesuar të shkaktojë destabilitet kudo në botë”.