Ndërlidhjet

OKB do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve

Fëmijë palestinezë afër një zone të shkatërruar në Gazë, si pasojë e konfliktit Izrael-Hamas.
Fëmijë palestinezë afër një zone të shkatërruar në Gazë, si pasojë e konfliktit Izrael-Hamas.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve.

Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Guterres e përpilon çdo vit një listë të shteteve dhe milicive, veprimet e të cilave kërcënojnë fëmijët.

Në listë janë përfshirë grupe të Mianmarit e deri te Rusia, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, më 2022.

Tani, Izraeli pritet të shtohet në listë.

Guterres e dërgon listën në Këshillin e Sigurimit dhe ky trup më pas vendos nëse do të marrë masa.

Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve të përhershme në Këshill, dhe ato kanë qasje hezituese për të vepruar kundër Izraelit, aleatit shumë të afërt.

Rrugëtimi mes rrënojash i fëmijëve palestinezë për ujë

Një vajzë palestineze mban shishe plastike për të marrë ujë ndërsa ecën pranë rrënojave të shtëpive që u shkatërruan nga sulmet izraelite, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Han Junis, Rripi i Gazës, 22 maj 2024.
1/12 Një vajzë palestineze mban shishe plastike për të marrë ujë ndërsa ecën pranë rrënojave të shtëpive që u shkatërruan nga sulmet izraelite, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja. Han Junis, Rripi i Gazës, 22 maj 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë palestinez tërheq me një karrocë të improvizuar enë të mbushura me ujë mes mungesës së madhe të ujit, Han Junis, 3 qershor 2024.
2/12 Një djalë palestinez tërheq me një karrocë të improvizuar enë të mbushura me ujë mes mungesës së madhe të ujit, Han Junis, 3 qershor 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në lagjet e shkatërruara të Han Junisit banorët thonë se nuk ka më ujë e sistem kanalizimi.
3/12 Në lagjet e shkatërruara të Han Junisit banorët thonë se nuk ka më ujë e sistem kanalizimi.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët e zhvendosur po ikin nga Rafahu pasi forcat izraelite nisën një operacion tokësor dhe ajror në pjesën lindore të qytetit jugor të Gazës.
4/12 Palestinezët e zhvendosur po ikin nga Rafahu pasi forcat izraelite nisën një operacion tokësor dhe ajror në pjesën lindore të qytetit jugor të Gazës.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qindra mijëra palestinezë janë buzë urisë pas nisjes së luftës në Gazë, e nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian
5/12 Qindra mijëra palestinezë janë buzë urisë pas nisjes së luftës në Gazë, e nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë palestinez mbulohet që të mbrohet nga dielli duke përdorur bluzën e tij, ndërsa pret të mbushë ujë në Han Junis, maj 2024. 
6/12 Një djalë palestinez mbulohet që të mbrohet nga dielli duke përdorur bluzën e tij, ndërsa pret të mbushë ujë në Han Junis, maj 2024. 
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë palestinez dhe fëmijët shtyjnë një karrocë me enë të mbushura me ujë, në Han Junis, 3 qershor 2024.
7/12 Një burrë palestinez dhe fëmijët shtyjnë një karrocë me enë të mbushura me ujë, në Han Junis, 3 qershor 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vajzë e vogël mbush një enë me ujë pranë një tende ku është shkruar një mesazh falënderimi për studentët e universiteteve që protestuan në mbështetje të tyre, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe palestinezëve, në Rafah në jug të Rripit të Gazës, 2 maj 2024
8/12 Një vajzë e vogël mbush një enë me ujë pranë një tende ku është shkruar një mesazh falënderimi për studentët e universiteteve që protestuan në mbështetje të tyre, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe palestinezëve, në Rafah në jug të Rripit të Gazës, 2 maj 2024
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fëmijë palestinezë të zhvendosur shihen duke bartur ujin që e marrin nga një cisternë në kampin Xhabalia, qershor 2024.  
9/12 Fëmijë palestinezë të zhvendosur shihen duke bartur ujin që e marrin nga një cisternë në kampin Xhabalia, qershor 2024.  
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
<div>Një fëmijë palestinez tërheq një karrocë të improvizuar ku ka vendosur dy shishe me ujë.</div>
10/12
Një fëmijë palestinez tërheq një karrocë të improvizuar ku ka vendosur dy shishe me ujë.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Palestinezët e zhvendosur, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, kërkojnë ujë në një kamp tendash, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 12 maj 2024.
11/12 Palestinezët e zhvendosur, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, kërkojnë ujë në një kamp tendash, mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 12 maj 2024.
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një fëmijë palestinez qëndron pranë bidonëve të ujit në qytetin jugor të Gazës, në Rripin e Gazës, 3 qershor 2024.&nbsp;
12/12 Një fëmijë palestinez qëndron pranë bidonëve të ujit në qytetin jugor të Gazës, në Rripin e Gazës, 3 qershor 2024. 
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Ulëse të përhershme në Këshill ka edhe Rusia, dhe kur OKB-ja i ka vendosur forcat ruse në listën e saj të zezë, vitin e kaluar, për vrasje të djemve dhe vajzave, dhe sulm në shkolla dhe spitale në Ukrainë, Këshilli nuk ka marrë asnjë veprim.

Përfshirja e Izraelit këtë muaj në listë, ka mundësi që vetëm të rrisë vëmendjen globale në qasjen e Izraelit ndaj luftës në Gazë, dhe t’i rrisë tensionet veçse të larta për këtë çështje.

Në listë do të përfshihen edhe grupet si Hamasi dhe Xhihadi Islamik.

Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, ka thënë se shtimi i izraelit në “listën e turpit’ nuk do të kthejë mbrapsht mijëra fëmijë që janë vrarë prej Izraelit ndër dekada.

“Megjithatë, është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, ka thënë Mansour.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se “OKB-ja e ka vendosur vetë veten në listën e zezë të historisë”.

Benny Gantz, ministër në kabinetin e Netanyahut, ka reaguar gjithashtu ashpër, dhe e ka cituar kryeministrin e parë të Izraelit, David Ben-Gurion, duke thënë se “nuk ka rëndësi çfarë thonë johebrenjtë, e rëndësishme është çfarë bëjnë hebrenjtë”.

Për muaj të tërë, Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare për shkak të viktimave civile në Gazë, dhe dilemave nëse ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar vdekjen e tyre në luftën tetëmujrore.

Në dy sulmet e fundit ajrore në Gazë janë vrarë dhjetëra civilë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar që më shumë se 1 milion palestinezë në Gazë mund të përballen me nivelin më të lartë të urisë në mesin e këtij muaji, nëse armiqësitë vazhdojnë me ritmin e njëjtë.

Konflikti mes dy palëve ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

XS
SM
MD
LG