Ndërlidhjet

Sfidat kryesore në negociatat për armëpushim në Gazë

Palestinezë të zhvendosur duke u larguar prej kampit të refugjatëve Maghazi, pas një urdhri të Izraelit për evakuim.
Palestinezë të zhvendosur duke u larguar prej kampit të refugjatëve Maghazi, pas një urdhri të Izraelit për evakuim.

Associated Press

Ndërmjetësuesit amerikanë dhe ata arabë kanë thënë se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gazë, mirëpo bisedimet janë zgjatur për muaj, dhe në shumë raste kanë rezultuar me shpresa të rreme.

Tani ekziston urgjencë e re për negociatat, meqë Irani dhe grupi militant i Libanit, Hezbollah, janë zotuar për t’u hakmarrë për vrasjen e dy udhëheqësve të lartë – për çka fajësojnë Izraelin – dhe kështu janë rritur shqetësimet për një luftë më të gjerë edhe më shkatërruese.

Zyrtarët amerikanë kanë folur me doza të vogla optimizmi pas bisedimeve dyditore në Katar javën e kaluar, përgjatë së cilave ndërmjetësuesit kanë shpalosur propozimet.

Mirëpo, Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera – ka thënë se ka probleme serioze me propozimet dhe nuk është as afër propozimeve të së kaluarës, të cilat për të kanë qenë të pranueshme.

Edhe Izraeli i ka shprehur shqetësimet e veta, duke thënë se ekzistojnë kompromise që nuk është gati t’i marrë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është kthyer sërish në rajon dhe do të takohet më vonë gjatë ditës me kryeministrin izraelit, Benjamin Netayahu.

Izraeli e ka dërguar një delegacion në Kairo të dielën, dhe ndërmjetësuesit pritet të mbajnë një tjetër rund takimesh të nivelit të lartë në Egjipt, më vonë gjatë kësaj jave.

Pikat kyçe në negociatat për armëpushim

Një armëpushim do të mund ta ndalte luftën më vdekjeprurëse ndonjëherë në mes të izraelitëve dhe palestinezëve, konflikt i cili e ka destabilizuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.

Ofensiva e Izraelit ka lënë të vdekur më shumë se 40.000 palestinezë në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat nuk tregojnë sa prej të vdekurve janë militantë.

Pjesa më e madhe e popullsisë është zhvendosur, shumë prej tyre disa herë.

Rruga e kthimit të palestinezëve në Han Junisin e shkatërruar

Karvani me palestinezët që po kthehen në lagjet në anën lindore të Han Junisit, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës, 30 korrik 2024.
1/14 Karvani me palestinezët që po kthehen në lagjet në anën lindore të Han Junisit, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës, 30 korrik 2024.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
<br />
Ushtria izraelite kishte urdhëruar, më 27 korrik, evakuimin e banorëve të zonave të mbipopulluara të Gazës, të shpallura zona humanitare.
2/14

Urdhri ishte si përgjigje ndaj gjuajtjes së një rakete, që Izraeli tha se u lëshua nga kjo zonë.&nbsp;
3/14 Urdhri ishte si përgjigje ndaj gjuajtjes së një rakete, që Izraeli tha se u lëshua nga kjo zonë. 
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Mjë grua mban një fëmijë në krahë dhe një një çantë, derisa ecën nëpër rrugën e kthimit mes rrënojash.
4/14 Mjë grua mban një fëmijë në krahë dhe një një çantë, derisa ecën nëpër rrugën e kthimit mes rrënojash.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Urdhri i 27 korrikut ishte i dyti për evakuim i lëshuar gjatë kësaj jave nga ushtria izraelite për zonat e dedikuara për strehimin e palestinezëve, të cilët janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në pjesë të tjera të Gazës.
5/14 Urdhri i 27 korrikut ishte i dyti për evakuim i lëshuar gjatë kësaj jave nga ushtria izraelite për zonat e dedikuara për strehimin e palestinezëve, të cilët janë zhvendosur si pasojë e luftimeve në pjesë të tjera të Gazës.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Vetëm të hënën, pas një urdhri për evakuim, disa sulme ajrore ruse u kryen përreth Han Junisit, duke vrarë të paktën 70 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila ka cituar të dhënat nga spitali Nasser.
6/14 Vetëm të hënën, pas një urdhri për evakuim, disa sulme ajrore ruse u kryen përreth Han Junisit, duke vrarë të paktën 70 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila ka cituar të dhënat nga spitali Nasser.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Afër 1.8 milion palestinezë strehohen në këtë zonë prej 60 kilometrash katrorë, sipas të dhënave të Izraelit. Kjo shifër përbën mbi gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh sa kishte Gaza para luftës.
7/14 Afër 1.8 milion palestinezë strehohen në këtë zonë prej 60 kilometrash katrorë, sipas të dhënave të Izraelit. Kjo shifër përbën mbi gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh sa kishte Gaza para luftës.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Një grua me tre fëmijë duke u kthyer në zonën humanitare ku ishin të strehuar.
8/14 Një grua me tre fëmijë duke u kthyer në zonën humanitare ku ishin të strehuar.
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Një burrë duke ecur me ndihmën e patericave.<br />
<br />
Zona përreth Han Junisit është e mbushur me kampe me tenda, në të cilat ka mungesë të higjienës dhe objekteve shëndetësore.&nbsp;
9/14 Një burrë duke ecur me ndihmën e patericave.

Zona përreth Han Junisit është e mbushur me kampe me tenda, në të cilat ka mungesë të higjienës dhe objekteve shëndetësore. 
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Disa burra bartin një bombolë gazi teksa kalojnë nëpër rrugën e kthimit në zonën ku ishin strehuar më parë.&nbsp;
10/14 Disa burra bartin një bombolë gazi teksa kalojnë nëpër rrugën e kthimit në zonën ku ishin strehuar më parë. 
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Gra e fëmijë palestinezë të ngarkuar në një qerre duke shkuar drejt Han Junisit.&nbsp;
11/14 Gra e fëmijë palestinezë të ngarkuar në një qerre duke shkuar drejt Han Junisit. 
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Një burrë palestinez bart një fëmijë, ndërsa ecën për t&#39;u kthyer në pjesën lindore të Han Junisit pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona pas një bastisjeje, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës më 30 korrik 2024.&nbsp;
12/14 Një burrë palestinez bart një fëmijë, ndërsa ecën për t'u kthyer në pjesën lindore të Han Junisit pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona pas një bastisjeje, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës më 30 korrik 2024. 
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Dikush më këmbë e dikush me biçikleta, palestinezët e zhvendosur po e bëjnë rrugën e kthimit mes rrënojash për të disatën herë.&nbsp;
13/14 Dikush më këmbë e dikush me biçikleta, palestinezët e zhvendosur po e bëjnë rrugën e kthimit mes rrënojash për të disatën herë. 
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Ata palestinezë që kishin qerre apo veturë, mundën të merrnin me vete edhe disa nga gjërat si dyshekë e mbulesa që tashmë u kanë mbetur teksa kalojnë rrugën mes ndërtesave të rrënuara nga sulmet izraelite në Han Junis.&nbsp;
14/14 Ata palestinezë që kishin qerre apo veturë, mundën të merrnin me vete edhe disa nga gjërat si dyshekë e mbulesa që tashmë u kanë mbetur teksa kalojnë rrugën mes ndërtesave të rrënuara nga sulmet izraelite në Han Junis. 
Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpitë e tyre në rrënojat e qytetit kryesor jugor të Gazës, Han Junis të martën, pasi forcat izraelite kryen një operacion njëjavor atje, që, sipas tyre, synonte të parandalonte rigrupimin e Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Previous slide
Next slide

Qindra mijëra njerëz tash e disa muaj janë duke jetuar nëpër tenda, ndërsa shërbimet shëndetësore janë joekzistente nëpër shumë vendbanime.

Sulmet e Hamasit, më 7 tetor të vitit të kaluar, në Izrael, kanë lënë të vrarë më shumë se 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe militantët kanë marrë peng rreth 240 izraelitë tjerë.

Rreth 110 pengje janë ende në Gazë, dhe autoritetet lokale deklarojnë se rreth një e treta e tyre janë të vdekur.

Rreth 100 pengje janë liruar përgjatë një armëpushimi që ka zgjatur vetëm një javë në nëntor.

Hezbollahu i Libanit ka nisur sulme me dronë dhe raketa në Izrael pothuajse në baza ditore prej nisjes së luftës, ndërsa izraelitët janë përgjigjur me sulme ajrore dhe artileri.

Dhuna është përshkallëzuar, duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz që të ikin prej shtëpive të tyre nëpër dy zonat kufitare.

Hezbollahu është zotuar për sulm edhe më të ashpër – pa treguar kur apo si – si përgjigje ndaj vrasjes së Fousad Shukurit, njërit prej komandantëve më të lartë të ushtrisë, muajin e kaluar.

Hezbollahu fajëson Izraelin për këtë vrasje.

Edhe grupet tjera të përkrahura nga Irani në rajon, në Siri, Irak dhe Jemen, kanë sulmuar shënjestra izraelite, amerikane dhe tjera të huaja, në shenjë solidariteti me palestinezët.

Irani dhe Izraeli kanë nisur sulme direkte kundër njëri-tjetrit në prill, dhe shumë janë shqetësuar për një përsëritje të situatës nëse Irani jetëson kërcënimet që ka bërë, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në një shpërthim në Teheran, për të cilin është fajësuar Izraeli.

Hezbollahu ka thënë se do t’i ndalë operacionet përgjatë kufirit nëse qetësohet situata në Gazë.

Një marrëveshje armëpushimi mund ta bindë Hezbollahun dhe Iranin që të përmbahen prej sulmeve hakmarrëse ndaj Izraelit – qoftë edhe përkohësisht.

Cilat janë komplikimet kryesore?

Dy palët kanë punuar për avancim të një propozimi që përbëhet prej tri fazave, sipas të cilit Hamasi do t’i lironte të gjitha pengjet në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, më pas tërheqjen e Izraelit prej Gazës, dhe në fund gjithçka do të përmbyllej me një armëpushim të qëndrueshëm.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë shtytje këtij propozimi, në një fjalim të mbajtur më 31 maj, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar dokumentin pas një kohe të shkurtër.

Megjithatë, prej atëherë, Hamasi ka propozuar “ndryshime” dhe Izraeli ka kërkuar “sqarime”, dhe kështu të dyja palët kanë përfunduar duke e akuzuar njëra-tjetrën që kanë bërë kërkesa të papranueshme.

Hamasi kërkon siguri që Izraeli nuk do ta nisë më luftën, pas kthimit të pengjeve më kritike.

Izraeli kërkon siguri që negociatat nuk do të zgjaten pafundësisht në fazën e dytë, e cila parasheh lirimin e të gjitha pengjeve.

Netanyahu ka kërkuar në javët e fundit që Izraeli të ketë prezencë ushtarake në kufirin Gazë-Egjipt, për të parandaluar kontrabandën me armë, dhe që t’i kontrollojë palestinezët kur të kthehen në pjesën veriore të Gazës, për t’u siguruar se nuk do të ketë militantë

Izraeli e mohon që këto kërkesa janë të reja, mirëpo ato nuk janë përmendur as në fjalimin e Bidenit, as në rezolutën e OKB-së, e cila përmend largimin e plotë të Izraelit prej Gazës.

Pikë tjetër problematike është ajo se cilët të burgosur palestinezë duhet të lirohen edhe nëse duhet të largohen në mërgim.

Kush vendos për arritje të armëpushimit?

Çdo marrëveshje duhet të miratohet prej Netanyahut dhe Yahya Sinwarit, i cili ka ndihmuar në organizim të sulmeve të 7 tetorit dhe është bërë lider i Hamasit, pas vrasjes së Haniyehut.

Netanyahu përballet me presion në rritje nga familjarët e pengjeve dhe pjesën më të madhe të publikut izraelit për të arritur marrëveshje që i kthen pengjet në shtëpi.

Mirëpo, liderët e së djathtës ekstreme në koalicionin e tij kanë kërcënuar me rrëzim të Qeverisë, nëse ai bën kompromise të mëdha, dhe shpallje të zgjedhjeve të reja që edhe mund ta rrëzojnë prej pushtetit.

Ndërkohë, Sinwar është duke u fshehur në Gazë, me shumë mundësi në rrjetin e tuneleve të Hamasit atje, dhe vazhdon të ketë qasje të ashpër për negociatat.

Ai është në listën izraelite të personave më të kërkuar, dhe kështu janë rritur dilemat se çfarë ndodh nëse ai vritet.

Në të kaluarën janë dashur disa ditë që negociatorët e Hamasit t’i dërgojnë propozime Sinwarit dhe të presin reagimet e tij.

Kjo nënkupton që edhe nëse të gjitha gjërat finalizohen, Hamasit do t’i duhet edhe një javë më shumë për ta thënë fjalën e fundit.

Palestinezët në Gazë kanë thënë se janë të dërmuar dhe që ekziston nevojë e madhe për armëpushim.

Kur Hamasi e ka pati pranuar një propozim në maj, patën shpërthyer festime të mëdha, mirëpo shpresat qenë zbehur shpejt.

Grupet e ndihmës kanë bërë thirrje për armëpushim qysh prej nisjes së luftës, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për të garantuar shpërndarjen e ndihmave për familjet në Gazë.

Ekspertët kanë paralajmëruar për uri të madhe dhe përhapje sëmundjesh, sikurse poliomieliti, nëse lufta vazhdon.

Edhe nëse luftimet përfundojnë nesër, Kombet e Bashkuara kanë thënë se do të duhet edhe një dekadë dhe dhjetëra miliarda dollarë për ta rindërtuar Gazën.

Në Izrael, ku shumë persona janë thellësisht të traumatizuar pas sulmeve të 7 tetorit, ekziston ende mbështetje e madhe për luftën dhe simpati e paktë për palestinezët.

Mirëpo, zhurma e madhe dhe protestat masive që organizohen për kthim të pengjeve në shtëpi, i kanë mundur thirrjet tjera, përfshirë atë për rrëzim të Qeverisë së Netanyahut, i cili fajësohet nga shumëkush për dështim në sektorët e sigurisë dhe inteligjencës, që ka rezultuar me sulmin e tetorit.

Përgatiti: Krenare Cubolli
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG