Izraeli dhe Hezbollahu e akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit
Izraeli dhe Hezbollahu e akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit
Një ndërtesë e dëmtuar nga lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut në jug të Libanit, 28 nëntor 2024.
Izraeli dhe Hezbollahu e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit mes tyre të enjten, një ditë pasi marrëveshja për armëpushim hyri në fuqi, pas më shumë se një viti luftimesh në Liban.
Ushtria izraelite tha se armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u shkel kur “të dyshuarit, disa prej të cilëve në vetura”, u kthyen në disa pjesë të Libanit jugor.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Ligjvënësi nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes.
“Armiku ynë, Izraeli, po i sulmon ata që po kthehen në fshatrat kufitarë”, tha Fadlallah për gazetarë, pas një seance parlamentare, duke shtuar se “këto janë shkelje nga ana e Izraelit, edhe në këtë formë”.
Tanket izraelite shtien mbi gjashtë zona brenda brezit kufitar të enjten në mëngjes, duke përfshirë Markaba, Wazzani dhe Kfarchouba, Khiyam, Taybe dhe fushat bujqësore rreth Marjayoun, raportuan mediat shtetërore dhe burime të sigurisë libaneze, raporton Reuters.
Të gjitha këto zona ndodhen brenda dy kilometrave nga Vija e Kaltër, që shënon kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Një burim sigurie tha se dy persona u plagosën në Markaba.
Familjet libaneze, të zhvendosura nga shtëpitë e tyre pranë kufirit jugor, kanë tentuar të kthehen për t’i kontrolluar pronat e tyre. Megjithatë, trupat izraelite vazhdojnë të qëndrojnë brenda territorit libanez në qytete përgjatë kufirit. Gazetarët e Reuters dëgjuan dronë vëzhgues që fluturonin mbi pjesë të Libanit jugor.
Ushtria izraelite tha në një komunikatë se “disa persona të dyshuar janë parë duke u kthyer me automjete në disa zona të Libanit jugor, duke shkelur kushtet e armëpushimit”.
Ushtria njoftoi se trupat “hapën zjarr ndaj tyre”.
Marrëveshja për armëpushim i dha fund konfrontimit më vdekjeprurës ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezbollah ndër vite.
Libanezët mbushin rrugët pas armëpushimit
1/10Një kolonë automjetesh në autostradën midis Sidonit dhe Tiros më 27 nëntor 2024, pas fillimit të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/10Vetura dhe motoçikleta në një rrugë duke bartur njerëz të zhvendosur nga Libani jugor të cilët po largoheshin nga Bejruti për t'u kthyer në jug të vendit në kufi me Izraelin, pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, 27 nëntor 2024.
Të zhvendosurit janë nisur drejt jugut ndonëse ushtria izraelite i paralajmëroi civilët që të mos ktheheshin ende në shtëpitë e tyre në jug të Libanit dhe të mos u afroheshin pozicioneve izraelite.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/10Reagimi i një gruaje që mban një fotografi të liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah nga një veturë, në periferi të Bejrutit, pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, më 27 nëntor 2024.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/10Disa burra mbajnë flamurin e Hezbollahut teksa kalojnë hipur mbi motoçikleta në hyrje të periferive jugore të Bejrutit pas nisjes së armëpushimit.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/10Disa gra përqafohen ndërmjet vete duke iu gëzuar armëpushimit, më 27 nëntor 2024, në Tyre, Liban.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/10Gratë duke përshëndetur njerëzit që kthehen në Tyre pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/10Një grup burrash në periferi të Bejrutit shprehin gëzimin pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, Liban më 27 nëntor 2024.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/10Njerëzit dolën në rrugët e Tyros për festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut, Liban më 27 nëntor 2024.
Izraeli dhe militantët e Hezbollahut në Liban filluan një armëpushim të mërkurën, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftimeve që kishin nisur gati 14 muaj më parë.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/10Një grua valëvit flamuj libanez dhe palestinez ndërsa përshëndet njerëzit në qytetin jugor libanez të Sidonit më 27 nëntor 2024, ndërsa njerëzit e zhvendosur kthehen në shtëpitë e tyre në jug të vendit.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/10Njerëzit festojnë ndërsa kthehen në Tyre, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Armëpushimi përfshin fillimisht një ndalim të luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu të largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 3.823 persona dhe kanë plagosur 15.859 të tjerë që nga tetori i vitit 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Sulmet e Hezbollahut kanë vrarë 45 civilë në veri të Izraelit dhe në Lartësitë e Golanit të okupuara nga Izraeli. Të paktën 73 ushtarë izraelitë janë vrarë në veri të Izraelit, në Lartësitë e Golanit dhe në përleshje në jug të Libanit, sipas autoriteteve izraelite.
Sipas kushteve të armëpushimit, forcat izraelite kanë kohë deri në 60 ditë për t'u tërhequr nga jugu i Libanit, por asnjëra palë nuk lejohet të nisë operacione sulmuese.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka udhëzuar ushtrinë të mos lejojë banorët të kthehen në fshatrat libaneze pranë kufirit.
Ndërkohë, kryetari i parlamentit të Libanit, Nabih Berri, i cili ishte ndërmjetësi kryesor për Libanin në negociatat për marrëveshjen, tha të mërkurën se banorët mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Armëpushimi përfshin fillimisht ndaljen e luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu t'i largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.
Mijëra trupa të tjera libaneze dhe paqeruajtëse të OKB-së do të zhvendosen në jug, ndërsa një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do ta mbikëqyrë zbatimin e këtyre kushteve.