"Sillini në shtëpi": Sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së
Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre si dhe ora që tregojnë edhe sa kohë ka mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi, që shpallet paraditen e 16 shtatorit, vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, që u themelua më 2015.
9
Vetura të stolisura me flamuj të UÇK-së dhe me portrete të ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Prishtinë.
10
Qytetarët duke shëtitur nëpër sheshin kryesor të Prishtinës, ku janë vendosur flamuj të UÇK-së. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së gjatë gjykimit ka argumentuar se ajo ishte një ushtri guerile, vullnetare dhe nuk kishte një hierarki vertikale.
11
Në aktakuzën e ngritur ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se UÇK-ja ishte një organizatë e strukturuar, me zinxhir komandimi deri te Hashim Thaçi.
12
Në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës gjendet mbishkrimi “Liria ka emër”, shoqëruar me emblemën e UÇK-së.