Ndërlidhjet

Japoni: Matet niveli i rrezatimit në shkolla


Matjet për nivelin e rrezatimit në Japoni...
Matjet për nivelin e rrezatimit në Japoni...

Autoritetet në rajonin Fukushima, në pjesën verilindore të Japonisë, të martën e kanë filluar matjen e nivelit të rrezatimit në shkolla dhe çerdhe fëmijësh.

Qeveria lokale e ka autorizuar këtë matje emergjente, për shkak të shqetësimeve për përhapjen e rrezatimit nga centrali atomik, i dëmtuar nga tërmeti dhe cunami, muajin e kaluar.

Zyrtarët thanë se niveli i rrezatimit do të matet në afro 1400 shkolla gjatë dy ditëve të ardhshme.

Nga ana tjetër, punëtorët në centralin Fukushima, kanë filluar të hedhin ujë të rrezatuar në Oqeanin Paqësor, për të krijuar më tepër hapësirë të depozitimit të sasive edhe më të mëdha të ujit me radioaktivitet të lartë.

Mediat japoneze kanë raportuar se 11500 tonë të ujit të ndotur, me rrezatim afro 100 herë më të lartë se sa niveli i lejuar, do të derdhen në Paqësor.

Prej 11 marsit, kur ndodhi tërmeti dhe cunami, punëtorët janë përpjekur për ta stabilizuar centralin Fukushima, nga i cili në ajër, tokë dhe ujë, ka rrjedhur sasi substanciale e rrezatimit.(f.b.)
XS
SM
MD
LG