Ndërlidhjet

U takuan Bogdanoviq dhe Zanier


Beograd
Beograd
Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, dhe shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, kanë vlerësuar të martën në Beograd, se lëvizjet e njëanshme në Kosovë vetëm mund ta destabilizojnë situatën, prandaj dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve, ka njoftuar Ministria e Serbisë për Kosovën.

Në njoftim theksohet se ministri Bogdanoviq ka thënë se në dialogun e deritashëm Prishtinë - Beograd, nuk ka përfaqësues të OKB-së dhe se Beogradi insiston dhe lufton për rol të OKB-së në këtë proces.

Sipas njoftimit, Lamberto Zanier e ka bindur Bogdanoviqin se UNMIK-u do të vazhdojë të punojë në harmoni me Rezolutën 12 44.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se kontaktet e Beogradit dhe UNMIK-ut duhet të intensifikohen, në mënyrë që paqartësitë dhe problemet në bashkëpunimin e deritashëm, të eliminohen.(f.b.)
XS
SM
MD
LG