Ndërlidhjet

HAGË


Një dëshmitar i mbrojtur i prokurorisë tha sot në Tribunalin e Hagës se si ushtar jugosllav, me urdhër të eprorëve, ka marrë pjesë në vrasjen e rreth 15 shqiptarëve në fshatin Tërrnje afër Prizrenit, në pranverë të vitit 1999. Ai dëshmoi në gjyqin ndaj presidentit të atëhershëm të Serbisë Milan Milutinoviq dhe të tjerëve që akuzohen për krime në Kosovë.
Kjo, tha ai, ndodhi në oborrin e një shtëpie gjatë një operacioni të "pastrimit të fshatit". Viktimat, sipas tij, ishin gra e fëmijë dhe një foshnje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG