Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates udhëtoi për në Moskë, në përpjekje për të bindur Rusinë që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara rreth planeve për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor amerikan në Poloni dhe Çeki. Gates takohet me presidentin Vladimir Putin dhe zyrtarët e lartë rusë.
Moska i ka kritikuar planet, por zyrtarët amerikanë që udhëtojnë me sekretarin Gates, thanë se Uashingtoni planifikon t'i ofrojë Moskës mundësi të tjera, si psh. ndarjen e teknologjisë dhe të informatave, në mënyrë që Rusia të ndryshojë mendimin.