Vetoja e Rusisë ndaj planit që shpie Kosovën drejt vetëqeverisjes, do të mund të dobësojë Kombet e Bashkuara, ka thënë i dërguari i posaçëm për statusin, Marti Ahtisari në një intervistë për një të përditshme finlandeze. " Në princip puna ime ka përfunduar" ka thënë Ahtisari duke shtuar se do të ndihet i befasuar dhe zhgënjyer në rast se Rusia përdorë veton në Këshillin e Sigurimit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.