Ndërlidhjet

TBILISI


Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se dy aeroplanë luftarakë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë dhe kanë shkrepur një raketë në territorin gjeorgjian.
Zëdhënësi i Ministrisë, Shota Ustiashvili e përshkroi incidentin si "akt të agresionit" nga ana e Rusisë.
"Ne kishim dy aeroplanë luftarakë rusë që hynë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë rreth orës 19.30. Radari i raportoi fluturimet e tyre deri sa u kthyen prej nga erdhën", tha zëdhënësi i ministrisë.
Zyrtarët e Gjeorgjisë thanë se predha ka rënë afër fshatit Tsitelubani, 65 km nga Tbilisi, por nuk ka shpërthyer.
Zëdhënësi i forcave ajrore të Rusisë, koloneli Aleksandr Drobyshevski i ka mohuar akuzat, duke thënë se aeroplanët rusë nuk kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë.
Moska gjithashtu i mohon pohimet se Rusia i mbështet rajonet separatiste në Gjeorgji.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG