Kryeministri Agim Çeku ka thënë se treshja e negociatorëve pritet në Kosovë me platformë të qartë dhe qëndrim të vendosur. Ai ka thënë se treshës do ti kërkohet që të mos e trajtojë periudhën 120 ditëshe si një proces të ri, por si një periudhë të kufizuar edhe në përmbajtje edhe në afat kohor. Këto komente Çeku i bëri pas takimit me komandantin e krahut jugor të NATO-s, Harry Ulrih. Admirali Ulrich ka thënë se KFOR-i do të ruajë sigurinë në tërë territorin e Kosovës përgjatë preocesit negociatorë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.