Burime zyrtare kanë njoftuar se është vrarë guvernatori i provincës shiite Al Muthana të Irakut nga një bombë që shpërtheu pranë konvojit më të cilin po udhëtonte. Së paku pesë trupëroje të tij janë plagosur. Muhamet Al Hasani ka qenë anëtarë i Këshillit të Lartë islamik të Irakut, partisë më të madhe shiite në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.