Ndërlidhjet

SIDNEJ


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin biseduan sot rreth planeve amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropën Qendrore. Takimi u mbajt anash samitit Azi-Paqësor në Sidnej të Australisë.
Putin tha se ekspertë nga të dy palët përsëri do të takohen për ta inspektuar stacionin e radarit në Azerbejxhan, për të cilin Moska ka sugjeruar që të shfrytëzohet edhe nga Shtetet e Bashkuara, në vend të sistemit mbrojtës në Evropë.
Presidenti Bush tha se bisedimet ishin "të përzemërta dhe konstruktive".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG