Ndërlidhjet

VIANA DO CASTELO


Në Viana do Castelo të Portugalisë po vazhdon samiti i minsitrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilin po diskutohet për arritjen e unitetit të këtij blloku lidhur me Kosovën. Duke folur në këtë takim, Wolfgang Ischinger, i dërguari i BE-së në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, tha se plani i Martti Ahtisaarit nuk është jashtë tryezës. Shumë ministra të jashtëm thanë se Kosova paraqet sfidën më të madhe për politikën e jashtme të BE-së. Siç raporton korrespondenti i Radios Evropa Lirë, sipas tyre, afati për arritjen e zgjidhjes për status, me marrëveshjen e palëve, është dhjetori i këtij viti. Në këtë kuadër komisionari per zgjerim, Olli Rehn tha se raporti i 10 dhjetorit është raport i fundit e jo ndërmjetësues.
XS
SM
MD
LG