Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian mund të iniciojë një marrëveshje kyce që do të cojë në marrëdhënie më të ngushta mes Serbisë dhe Unionit, nëse Beogradi intensifikon bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës.
"Nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit kërkon nga Serbia bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës. Por në një moment të caktuar ne mund të jemi në gjendje ta iniciojmë marrëveshjen në fjalë nëse është shtuar bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën e Hagës", tha eurokomisioneri për zgjerim, Oli Rehn.Ai shtoi se kjo cështje do diskutohet të hënën në Luksemburg në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.
Në anën tjetër qeveria e Serbisë ka bërë të ditur sot se të shpërblejë me një milion euro të gjithë ata që ofrojnë ndonjë informatë, e cila do të çonte në arrestimin e të akuzuarit të Gjykatës së Hagës, Ratko Mlladiçit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG