Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka sinjalizuar se një Iran me armë bërthamore mund të çojë në "Luftën e Tretë Botërore".
"Nëse Irani do të disponojë armatim bërthamor, ky do të jetë një kërcënim i rrezikshëm për paqen në botë. Në Iran është lideri që ka kërcënuar se dëshiron shkatërrimin e Izraelit. Rrjedhimisht, unë u kam thënë njerëzve se nëse dëshironi shmangien e Luftës së Tretë Botërore, atëherë duhet të jeni të interesuar që të ndalni atë nga njohuritë e domosdoshme për të bërë armë bërthamore", tha presidenti Bush.
Presidenti amerikan ka thënë se pret nga Vladimir Putin të dëgjojë për takimin e tij me presidentin e Iranit, Ahmedinejad. Ky i fundit, sot, ka thënë se Putin nuk i ka bërë atij ndonjë propozim bërthamor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG