Ndërlidhjet

ROMË


Ekipi ndërmjetësues i Iranit lidhur me programet bërthamore takohet gjatë ditës me shefin e diplomacisë evropiane, Javier Solana.
Delegacioni iranian tashmë drejtohet nga Saed Xhalili, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Ahmadinexhad. Ardhja e Xhalilit në këtë pozicion mund të sinjalizojë ashpërsim të qëndrimit të Iranit lidhur me programet bërthamore.
Presidenti iranian gjatë qëndrimit të tij në Armeni përsëriti se vendi i tij nuk do ndërmjetësojë me askënd të drejtën për të zhvilluar teknologji bërthamore.
XS
SM
MD
LG