Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar se do urdhërojë ofensivë ushtarake kundër guerrilëve kurdë në veri të Irakut.
Erdogan tha se Turqia do ndërmarrë aksione "kur është e nevojshme" dhe shtoi se nuk ka nevojë "të marrë lejen e askujt".
Komentet e Erdoganit erdhën pasi Ministria e Jashtme e Turqisë hodhi poshtë propozimet e palës irakiane se si të ndaloheshin sulmet e militantëve kurdë.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut, Bagdadi i kishte ofruar Ankarasë një listë masash.
"Ne propozuam organizimin e një force shumëkombëshe që do shikojë kufirin mes dy vendeve dhe ngritjen e një komiteti të përbashkët në Kurdistanin e Irakut për të bashkërenduar cështjet teknike dhe ushtarake", thanë zyrtarët irakianë.
Kreu i ushtrisë turke, sugjeroi që të mos ndërmerrej asnjë veprim deri në takimin e 5 nëntorit mes kryeministrit turk dhe presidentit amerikan.
Burimet ushtarake amerikane në Irak thanë se nuk planifikojnë sulme kundë rebelëve kurdë në rajon dhe as bllokim të ndonjë ofensive të mundshme turke përgjatë kufirit.
XS
SM
MD
LG