Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar sot se do të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara që të ndërmarrin hapa urgjentë për ndalimin e aktiviteteve të rebelëve kurdë në Irak. Erdogan do të takohet me presidentin amerikan, George Bush, më 5 nëntor, takim për të cilin besohet se do të jetë vendimtar, nëse Turqia do t’i bëjë realitet kërcënimet për invadim të trupave të saj në Irakun verior, në përpjekje për të shkatërruar bazat e rebelëve kurdë në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.