Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, deklaroi sot në Tiranë se perspektiva e një zgjidhjeje të negociuar për përcaktimin e statusit t Kosovës deri më 10 dhjetor, është e largët. Këtë qëndrim, ministri Basha e mbajti në Konferencën e ambasadorëve shqiptarë në botë, ku ishte ftuar të merrte pjesë dhe përfaqësuesi special i OKB-së për Kosovën, diplomati Ruecker. Ky i fundit anuloi vizitën në Tiranë, për shkak të motit të keq. Sipas ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, midis serbëve dhe shqiptarëve duhet të ngrihet një proces pajtimi, sipas modelit të pajtimit franko-gjerman. "Pavarësia e Kosovës do ta çlirojë Serbinë përfundimisht nga e kaluara dhe do ta kthejë atë nga e ardhmja evropiane", deklaroi Basha.
XS
SM
MD
LG