Ylli i muzikës pop, këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne ka marrë çmimet kryesore të dhëna nga kanali televiziv MTV për Evropën. Çmimin më të lartë për grupet e mori grupi amerikan Linkin Park, kurse këngëtarja britanike Amy Winehouse mori çmimin e artistëve. Mbi 50 milionë vota nga gjithë Evropa ishin numëruar në ndarjen e çmimeve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.