Agjencia e lajmeve Anatolia ka raportuar se kryengritësit e partisë së ndaluar separatiste, Partia Popullore e Kurdistanit, në Irakun verior kanë liruar tetë ushtarë të Turqisë, të cilët ishin zënë në fund të muajit të kaluar. Ky zhvillim ndodhi në kohën pasi qeveria e Irakut premtoi se do ti godasë liderët kryengritës kurdë, që janë përgjegjës për ndërhyrje ndërkufitare në Turqi. Qeveria e Turqisë kishte paralajmëruar depërtim në këto territore nga ana e ushtrisë turke. Guerilët e Paritsë Popullore të Kurdistanit muajin e kaluar patën vrarë së paku 12 ushtarë të Turqisë dhe i patën zënë 8 të tjerë gjatë një sulmi në një bazë ushtarake turke, afër kufirit me Irakun.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.