Ndërlidhjet

TBILISI


Katër pjesëtarë të lartë të opozitës në Gjeorgji thanë se ata e kanë nisur një grevë urie me të cilën kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Mikheil Saakashvili. Lideri i Partisë Popullore, Koba Davitashvili tha se ai është i gatshëm ta sakrifikojë jetën e tij për Gjeorgjinë. Ai mbrëmë foli para mijëra demonstruesve, që për të katërtën ditë ishin tubuar në Tbilisi. Presidenti Saakashvili, që nuk është paraqitur publikisht prej se filluan protestat, ka refuzuar të gjitha kërkestat e demonstrantëve dhe akuzat si "fushatë të gënjeshtrave".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG